Vendi do të ndikohet ditën e premte nga masa ajrore të nxehta e pjesërisht të paqendrueshme në verilindje, njoftoi
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Moti do të mbizotërojë i kthjellët, me shtim vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht në verilindje, aty ku gjatë orëve të mesditës e pasdites do të ketë shtrëngata të izoluara.
Në mbrëmje mot i kthjellët në të gjithë vendin.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim Juglindje-Veriperëndim dhe valëzimi në dete i ulët. Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 17°C deri në 30°C zonat e ulëta 18°C deri në 35°C zonat bregdetare 21°C deri në 34°C.