“Më pëlqen të ha dhe nuk mund ta mohoj këtë”, Bebe Rexha u mbyll gojën të gjithë atyre që e kritikojnë për peshën

Ajo është një nga shqiptaret më të njohura në botë, e cila brenda pak kohësh ia doli mbanë të prekë majat e suksesit fillimisht si tekstshkruese për artistët e mirënjohur si Rihanna dhe Eminem, ndërsa sot numëron shumë hite dhe rekorde në klasifikimet muzikore në botë. Ajo është gjithmonë në qendër të vëmendjes jo vetëm për sukseset e saj në muzikë, por edhe për shkak të peshës.

E lodhur nga kjo situatë, Bebe ka vendosur të reagojë në Instagram-in e saj duke u dhënë fund një herë e mirë gjithë atyre që e paragjykojnë.Ajo ka shkruar se janë të shumta shkaqet si varësitë apo pirja e ilaçeve që të bëjnë të shtosh në peshë por pa përcekatuar se cili është shkaku që e ka bërë atë të shtojë disa kg.

“ Pesha ka qenë diçka e vështirë për mua, që kur kam qenë vajzë e vogël. Po është një rrugë e gjatë dhe unë nuk do të fshihem pas një guri sepse kam fituar peshë. Unë do të stërvitem dhe do të kem ditë të mira dhe ditë të këqija. Më pëlqen të ha dhe nuk mund ta mohoj këtë.

Por ju nuk i dini historitë e të gjithëve. Të shkuarën e njerëzve, varësitë e tyre, marrin apo jo ilaçe që i bëjnë të shtojnë në peshë. Depresioni. Kështu unë përpiqem të mos i gjykoj të tjerët.

Por kjo më lëndon ndjenjat, sepse unë kam fituar shumë peshë, por është shumë e vështirë ta humbas.”-shkruan ajo. Urojmë që të gjithë ata që e kanë gjykuar të zënë mend tani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...