Bashkohen sërish djemt e grupit Babastars

Në fund të vitit 2018 kur label-i i famshëm i reperëve BabaStars thuajse u shkri për shkak të përçarjeve të shumta midis anëtarëve.

I pari që foli publikisht kundër grupit ishte menaxheri Albert Krasniqi, i cili më pas u ndoq nga Cozman dhe Agon Amiga.

Vetë Cozman në janar të këtij viti i quajti anëtarët e BabaStars “të shtirur, ndërsa Agon Amiga, të cilin që në fillimet e karrierës e kishim parë gjithmonë përkrah Getoar Selimit, i bëri këtij të fundit një “diss” në këngën “ O Bir”, me vargjet:

“T’kom msu qa me vesh, t’kom msu qa me ble, sot mas 15 vjetve jeni tu ma tesh”

Megjithatë, shprehja “Mos ha aty ku pështyn” duket se nuk vlen shumë për djemtë e grupit, pasi si Cozman ashtu edhe Agon Amiga duket se janë rikthyer sërish në gjirin e kompanisë të themeluar nga Getoar Selimi.

Këngët e publikuara së fundmi të dy reperëve, “You Know Me” nga Cozman dhe “Bobi” nga Agon Amiga, mbajnë të dyja logon e BabaStars, çka do të thotë se me shumë gjasa, marrëdhëniet kanë ndryshuar.

Këtë e dëshmon dhe një foto e postuar në rrjetet sociale nga Cozman, i cili shihet përkrah DJ-it të BabaStars, Marshall Jungle.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...