Miting pa lejen e bashkisë në Shkodër, Rama sulmon sërish Voltana Ademin: Njësoj si enveriste e ’91-shit

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi një ditë pas përplasjeve gjatë takimit elektoral të PS atje.

Gjatë një takimi me banorët e Njësisë Administrative Nr.6 në Tiranë, Rama e krahason Ademin me një nga enveristët e 91-shit dhe sipas tij as në kohën e

Nanos nuk ndodhte që dy partitë kundërshtare të mos gjejnë gjuhën për zhvillimin e mitingjeve.
“Edhe në zgjedhjet 2009 nuk ka ndodhur që PD e PS të përplasen në anti-mitingje, që në kohën e Fatosit negociohej, do e marrësh ti, do e marr unë këtë shesh dhe kjo histori që i bën thirrje popullit që të bllokojnë kryeministrin e të rrezikosh me turmat, kjo është njësoj si enveristët e 91-shit.

Krijonin 200 -300 vetë e shkonin te mitingjet e PD, një turp i madh.. Imagjinoni t’ja bëjnë Lulit, që ti nuk vjen, është skandal”, tha Rama.

Kujtojmë se takimi i djeshëm i PS u shoqërua me masa të rrepta policore, ndonëse i zhvilluar pa leje nga bashkia me simpatizantët e Partisë Socialiste.

Ndërsa Rama vazhdonte takimin elektoral i rrethuar nga forca të shumta policie, nga ana tjetër opozita marshoi mes gazit lotsjellës, e për pasojë u plagosën 7 qytetarë dhe dy policë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...