Pas ditëve të shumta me një kohë të pa qëndrueshme, më në fund erdhën ditët me diell dhe temperatura më të larta se sa i prisnim.
Ashtu si dhe këtë javë që kaloi ditët do të vazhdojnë të jenë të nxehta me temperatura që shkojnë nga 25 gradë celsius në 31 gradë celsius. Do të kemi një mot të kthjellët nga data 9 qershor duke vazhduar deri në 17 qershor. Shumë të rralla do të jenë ditët pjesërisht me re dhe të vrenjtura.
16 qershori parashikohet me pak reshje shiu dhe jo shumë i kthjellët. Duket se sezoni veror ka mbërritur përfundimisht.