Menduam se vajza përkrah Romeo Veshajt do të mbetej mister (Lexo këtu), sepse ai kishte vendosur të mbulonte fytyrën e saj. Të gjitë aluduan se ishte Jonida Maliqi, me të cilën prej kohësh dyshohet të ketë nisur një romancë.
Dhe në fakt, fotoja e publikuar në Instagram nga këngëtarja, ku kishte veshur të njëjtin kostum me viza, si tek poza e publikuar nga aktori Veshaj, e vulosi.
Fotoja e postuar më parë nga Romeo Veshaj dhe fotoja e publikuar nga Jonida maliqi.
Ata e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, madje aktori i “Al Pazar” ashtu si çdo artist shqiptar, ishte një ndër mbështetësit e flaktë të Jonidës në Eurovision. Nuk e kanë pranuar se janë të lidhur bashkë, por faktet tregojnë të kundërtën.
Pak pas mbërritjes në Shqipëri nga ‘Eurosong 2019’, Jonida Maliqi postoi një foto me një tufë trëndafila të kuq si një dhuratë speciale (Lexo këtu). Detaje romantike që na bëjnë të vërtetojmë se këngëtarja është në një lidhje dashurie.