Temperatura përvëluese/ Metereologët paralajmërojnë një verë shumë të nxehtë

era ka filluar në Europë këtë fundjavë me temperatura të larta në Britaninë e Madhe, Francë, Portugali dhe Spanjë, temperatura që kanë shkuar deri në 30 gradë celsius para një rënieje të pritshme javën e ardhshme.

Sipas Acuweather, valët e të nxehtit mund të jenë një trend këtë verë në Evuropë. Temperatura që do të arrijnë 40 gradët celsius do të regjistrohen në Francë, Spanjë dhe Portugali. Meteo France ndërkohë shkruan se Europa dhe Franca do të përjetojnë temperature më të ngrohta këtë verë për shkak të sistemeve të presionit të lartë.
Agjencia shtetërore meteorologjike e Spanjës ka lëshuar paralajmërime për temperature të larta në pjesë të Andaluzisë, gjatë fundjavës. Valët e të nxehtit dhe moti i thatë në Europë mund të vendosë disa vende në rrezik zjarresh me Portugalinë veriore, Spanjën dhe Alpet, më të rrezikuarat.

Veçanërisht Portugalia dhe Spanja mund të shohin valë të nxehti që zgjasin me ditë të tëra, me temperature mbi 43 gradë celsius. Instituti i ndryshimeve klimaterike në Universitetin e Mainit ndërkohë ka parashikuar temperatura në rreth 20 gradë celsius në Europë për këtë javë që sapo ka filluar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...