ERION VELIAJ I DHA 3 KËSHILLA/ GAZ PAJA BËN REAGIMIN EPIK: EDHE GJYSHI IM…

Në datën 1 qershor aktori i njohur i humorit, Gaz Paja, i dha fund beqarisë në një dasmë madhështore të organizuar deri në detaj nga ‘Ami Event’. Dasma mori vëmendjen e të gjithëve dhe u komentua shumë në media.

Ditën e djeshme, kryebashkiaku Erion Veliaj publikoi disa foto me aktorin dhe bashkëshorten e tij Ira dhe i dha mikut të tij disa këshilla të vlefshme.

“Gazi, dëgjo vllain, 3 këshilla:

Fjalët kyç në një martesë afatgjate janë katër: Ke t’drejtë, faji im!

Asnjëherë mos qesh me zgjedhjet e gruas tënde – se ti je një prej tyre!

Mos harro kurrë, 1 Qershori s’eshtë festa e fëmijëve, është përvjetori yt i martesës!

Te trashëgoheni vllai im, ju duam shume!”, i shkruante ai.

Ndërkohë së fundmi, aktori e ka shpërndarë postimin e Veliaj dhe pranë saj ka shkruar dy këshilla që gjyshi i tij i ka dhënë.

“Jam dakord me 3 këshillat. Edhe gjyshi im kishte 2 këshilla për kështu rastesh.

1. Bëje gruan të besojë se ajo do komandojë për të gjitha.

2. Ajo do komandojë për të gjitha !”, ka shkruar Gazi duke e shoqëruar postimin me disa emoji të qeshurash.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...