Këngëtarja Enca Haxhia di të tërheqë gjithnjë vëmendjen e shtypit rozë. Së fundi ajo është bërë tema e portaleve pas replikave që bën me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Por këtë herë zbuluam diçka të re nga Enca. Në sfilatën e Geraldina Sposa, gjatë një sfilate për “Jo vetëm modë” ajo ka shprehur dëshirën e madhe për tu bërë nuse.
“Pse ju duket kaq e pabesueshme që mund të jem nuse. Unë madje mezi po pres të bëhem nuse”- është shprehur ajo.
Mesa duket martesa qenka në planet e ardhshme të Encës.