Sonte martohet Gaz Paja, detaje nga dasma VIP

521

Sot në mbrëmje në hotel Plaza, Gaz Paja dhe Ira do t’i japin fund beqarisë. Sipas Panoramës, do të jenë 300 të ftuar dhe kjo ceremoni do t’i ngjajë një koncerti, pasi do të performojnë shumë këngëtarë. Ishte xing.al ai që zbuloi fillimisht se dasma do të realizohej më 1 qershor. Gruaja e ardhshme e Gazit, disa ditë më parë realizoi edhe festën e beqarisë, ndërsa sot ajo do të bëhet zyrtarisht Ira Paja. Gjithashtu, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë, Ajola Xoxa ka publikuar foto nga ceremonia e celebrimit të çiftit, e cila duket të jetë realizuar në tarracën e bashkisë.

- PUBLICITET -

Ne mezi po presim të shohim se si do të jetë Ira nuse dhe Gazi dhëndër, edhe pse ata si çift janë vërtet disrekt dhe nuk kanë preferuar asnjëherë që lidhja e tyre të ishte publike.

- PUBLICITET -