Ministrja e Brendshme Rovena Voda ka zhvilluar të enjten një inspektim në sportelet e zyrës së gjendjes civile në Shkodër.
Sipas asaj që bënë të ditur zv/ministrja Voda, gjatë inspektimit pranë sporteleve të gjendjes civile në Shkodër u shoqërua nga Drejtori i Përgjithshëm i gjendjes civile Bledar Doracaj dhe kreu i zyrës ADISA në Shkodër, Lorin Ymeri.
“E gjithë vëmendja është te qytetarët. Shërbimet të shpejta dhe cilësore për të gjithë”, theksoi zv/ministrja Voda gjatë inspektimit.
Qytetarët e Shkodrës marrin shërbime cilësore, transparente dhe të aksesueshme nga të gjithë, në zyrën e re rajonale të ADISA-s në këtë qytet. Zyra ofron rreth 400 shërbime, nga 23 sportele, dhe së shpejti do të ketë dhe zyra të tjera vendore me varësi nga zyra rajonale.