Nata e Kadrit/ Si të gatuajmë hallvë dhe kur duhet ta konsumojmë?

Nata e Kadrit është një nga ditët më të rëndësishme të besimtarëve myslimane. Traditë e kësaj nate, që është sonte, është gatimi i hallvës. Hallva duhet të bëhet para se të hyjë dielli i ditës së re, dhe ndahet me njerëzit e tjerë, në kujtim të atyre që nuk jetojnë më.

Më poshtë ne ju sjellim recetën si ta përgatisni.

Përbërësit:

1 gote miell

gjysmë gote sheqer

700 ml ujë të nxehtë

Një grusht arra

2 luge gjalpë

Përgatitja:

Përgatisni sherbetin duke vënë ujin të përzier me sheqerin në zjarr të mesëm, derisa të marrë valë. Ndërkohë në një enë që nuk ngjit, shkrini gjalpin dhe hidhni në të miellin. Skuqeni derisa mielli të marrë ngjyrë karamele. Pastaj, shtoni sherbetin kur të jetë gati dhe përzijeni mirë derisa të përfitoni një brumë homogjen dhe pa kokrriza. Shtoni arrat e grira trashë dhe vazhdoni përzijeni derisa brumi të shkëputet totalisht nga anët e enës, duke u bërë në formë topi. Me ndihmën e lugës së njomur me ujë, krijoni forma me hallvën. Lëreni të ftohet plotësisht para se ta konsumoni. /Burimi:Agroweb

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...