“Gogoli”, publikohet videoja epike: Vajza e vogël i sulet kryeministrit Rama për ta qëllua (video)

Një vajzë e vogël i është sulur kryeministrit Edi Rama për ta qëluar nga TV. Videoja është publikuar në rjetet sociale nga Berisha.Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me sulmet ndaj kryeministrit të vendit Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një video në të cilën shihet kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste televizive dhe një vajzë e vogël, e cila sapo shikon kreyyeministrin i sulet për ta qëlluar. Me një krëhër në dorë vogëlushja qëllon nga televizori kryeministrin Edi Rama, ndërsa një person që si duket mund të jetë nëna e saj, i thotë të mos qëlojë televizorin, sepse mund të thyhet. Pasi vajza pengohet që të qëllojë ‘kryeministrin’ ajo mërzitet dhe flak tutje krëhërin.

Bashkëngjitur videos, Berisha shkruan: “Edhe për fëmijët e vegjël një gogol! Rama ik! sb”.

Kujtojmë se gjatë një bashkëbisedimi me studentë të cilët u ngritën në protestën në dhjetor, një prej tyre konsideroi kryeministrin Rama, si një gogol që të gjithë fëmijët frikësohen sapo përmendet emri i tij. “Fëmijët nuk kanë më frikë nga gogoli, por nga ju. Fëmijët pyesin kush është Rama dhe thonë erdhi Rama obobobo!!!! Nuk e meritojmë këtë shfaqje të ndyrë. Jam i lumtur nëse nuk pushkatohem se e keni bërë komunizëm këtë vend. Edhe ta dini se kjo është shfaqje e ndyrë. Shumë faleminderit!”- tha studenti më 19 dhjetor nga takimi në Universitetin e Vlorës.

(B.B/ Dosja.al)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...