“Ata janë katër… Mosketieri i parë na la”/ Agron Llakaj përlotet për ndarjen nga jeta të aktorit shqiptar

Parodisti i famshëm i Vlorës , Muhamet Lika u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 65-vjeçare pas një ataku në zemër.

Së fundmi Agron Llakaj, e ka ndarë publikisht në Instagram keqardhjen e tij, duke e vlerësuar kolegun si një ndër legjionarët e humorit shqiptar.

“Sot është një ditë e rëndë, e hidhur helm dhe e trishtuar. Lajmi që ti Meti i dashur u ndave nga ne, jo thjesht më bëri të mos i mbaj lotët, por humbja është e madhe, jo thjesht fizike për ty Meti i dashur, por për humorin shqiptar dhe për të gjithë shqiptarët që humbëm një humorist të rrallë, familja njeriun e dashur dhe Vlora një nga legjionarët e humorit shqiptar. ‘Ata janë katër… Mosketieri i pare na la’. Lamtumirë Meti i dashur.”- shkroi Agron Llakaj krahas videos së parodistëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...