Dafina Zeqiri dhe Noizy nuk flasin me njëri-tjetrin?

258

Dafina Zeqiri dhe Noizy u duk sikur u pajtuan këtë vit pasi sollën bashkëpunimin e tyre “A don love”, një hit i suksesshëm. Deri këtu çdo gjë duket në rregull. Mirëpo, diçka ndodhi mes tyre dhe ata nuk e ndoqën më njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Në ditët e sotme ky është një tregues i rëndësishëm mes njerëzve të zakonshëm dhe atyre të famshëm. Gjithsesi, ndonjëherë vipat nuk kanë asgjë me njëri-tjetrin, por thjesht nuk ndjekin aktivitetet e kolegëve në rrjetet sociale. Thua vallë të jetë ky rasti?

Mesa duket jo.

Një postim i Noizy-t disa ditë më parë, tregoi për një koncert të tijin së bashku me Dafinën dhe Ardian Bujupin në Tiranë.

Mirëpo, sot Dafina ka publikuar një poster tjetër nga ky event vetëm me foton e saj, çfarë i ka bërë fansat të dyshojnë akoma edhe më shumë që ata nuk flasin me njëri-tjetrin. Ata madje i kërkojnë edhe të pajtohen…por nuk e dimë nëse do të ketë pajtim kësaj radhe!