Sulmuesi shkodran Aron Dibra e mbyll kampionatin me dy gola në Francë

Sulmuesi shkodran Aron Dibra i ka bërë një mbyllje të mirë kampionatit në Francë me ekipin “Stade Briochin” duke shënuar dy gola dhe duke kontribuar në fitoren e tij. Me këtë fitore, ky ekip e ka mbyllur kampionatin në vendin e katërt të renditjes.

Ekipi i ish- sulmuesit të “Vllaznia B”, luan në National 2, grupi C në kategoritë e ulëta të futbollit francez, megjithatë do të jetë një mundësi e mirë për të që të shprehë aftësitë e tij dhe për të kaluar pastaj në nivele më të larta.

Dibra u bashkua me këtë ekip vetëm para katër muajsh dhe ka luajtur me të në 8 ndeshje duke shënuar 7 gola. Ai ka luajtur në 3 ndeshje miqësore duke shënuar 4 gola dhe në 5 ndeshje zyrtare duke shënuar 3 gola.

“Me shumë mundësi do të jem edhe sezonin tjetër pjesë e këtij ekipi, por kam dhe oferta nga klube të tjera në Francë të cilat kanë shprehur interes. Gjithsesi do të vendos në vazhdim për skuadrën time të re”- thotë në një prononcim të shkurtër për “Shkodra Sport sulmuesi shkodran Aron Dibra.

Më poshtë ndiqni videon e dy golave të shënuar prej tij në ndeshjen e fundit të kampionatit aktual:

TE TJERA

spot_img