As pushimet luksoze e as llogaritë bankare, ja çfarë i bën të lumtur të gjitha shenjat e horoskopit

DASHI -Sfida
Nuk ka asgjë që mund ta gëzojë një Dash më shumë se sfidat e përditshme. Janë të parët që hapin një lojë të rrezikshme. E adhurojnë adrenalinën dhe risinë.

DEMI- Relaksi
Demi e ka të nevojshme të gjejë paqen e brendshme. E dashuron ndjesinë e
relaksit dhe qetësisë, kohën e duhur për të menduar dhe analizuar. Prandaj Demët duan të kenë gjithmonë një axhendë të qëndrueshme, ku të përfshihet patjetër edhe koha e relaksit.

BINJAKËT- Bisedat dhe leximi
Nëse nuk janë duke punuar, Binjakët duhet të jenë patjetër duke lexuar. Nuk ka gjë që Binjakët ta shijojnë më shume se një libër i mirë, një bisedë e këndshme dhe një gotë verë me miqtë.

GAFORRJA – Një përqafim i ngrohtë
Gaforret nuk duan asgjë më shumë në botë se ndjesia se dikush i çmon, i do,
kujdeset për të. Vetë Gaforres i pëlqen t’i ndihmojë të tjerët e të kujdeset për
ta, por e kerkon këtë edhe tek ata. Është shenjë tejet familjare; lumturia e
Gaforreve varet nga siguria që i krijohet.

LUANI – Komplimentat
Nëse komplimentoni një Luan, e keni bërë automatikisht të lumtur. Luanët e
adhurojnë ndjesinë e të qenit “yll” i situatës, edhe kur janë në prapaskenë. Veçse nëse i përkëdhelni në këtë aspekt, do të jenë shumë besnikë e mbrojtës ndaj jush.

VIRGJËRESHA – Mirënjohja
Virgjëresha është shenja më altruiste e zodiakut, nuk i thotë kurrë “jo” dikujt
që ka nevojë të ndihmohet. Por që të vijojë t’ju ndihmojë duhet t’i vini në dukje inteligjencën, pasi kjo e motivon shumë. Po ashtu, për Virgjëreshën është shumë e rëndësishme mirënjohja.
PESHORJA – Harmonia
Si një shenjë në kërkim të ekuilibrit, Peshorja nuk para e pëlqen sfidën, luftën, por kërkon gjithmonë harmoninë. Nuk është altruiste, përkundrazi thellësisht
egoiste; nuk mund të ndihet mirë në një ambient jo të qetë ndaj dëshiron të rivendosë ekuilibrin aty ku ka humbur.

AKREPI – Privatësia
Shenja më misterioze e horoskopit ndihet mirë dhe e mbrojtur kur për të dihen sa më pak gjëra. Akrepit nuk i pëlqen të ekspozohet, nuk vuan nga mania e sëmurë për të qenë në qendër të vëmendjes ndaj privatësia është ajo që e lumturon më shumë se çdo gjë.

SHIGJETARI – Aventura
Shigjetari njihet si shenja më aventuriere në të gjithë zodiakun. Një Shigjetar do ta gjeje se s’bën mënyrën për të eksploruar diçka të re. Edhe nëse nuk udhëton dot, që është pasioni i tij më i madh, do të kërkojë të rrethohet nga njerë të rinj interesantë, që të qeshin me shakatë e tij.

BRICJAPI – Respekti
Bricjapi jeton për statusin dhe bën gjithçka që të arrijë aty ku do, ndaj ta respektoni, është më e pakta që mund të bëni për ta bërë të lumtur.

UJORI – Të qenit i veçantë
Një Ujor kërkon të jetë dhe është ndryshe. Për të është e rëndësishme që
të tjerët ta dinë këtë. Adhurojnë të bëjnë biseda të thella, mbi aspekte të pamenduara, nga të cilat mund të zbulojnë gjëra të reja, dhe mbi të gjitha, të ndihen të veçantë.

PESHQIT – Vetmia

Kjo shenjë kaq e ndjeshme dhe kaq ëndërrimtare nuk mund ta shpalosë shpirtin artistik në mes të zhurmës. Të qenit vetëm është diçka e domosdoshme për ta, sepse duan të mendojnë. Po kështu vlerësojnë shumë
praninë e atyre që i kuptojnë thellë, pa qenë e nevojshme të flasin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...