HYRJELAJME“Në këmbim…”/ Alketa Vejsiu iu mbyll gojën kritikëve

“Në këmbim…”/ Alketa Vejsiu iu mbyll gojën kritikëve

I njohur tashmë si “Taramelja e Piter Panit” Xheison Bafti është një nga personazhet më të dashur për shqiptarët.

Në kohën kur u shfaq në televizion moderatorja Alketa Vejsiu deklaroi live në emision se shumë shpejt do ta ndryshonte mënyrën e jetesës së Xheisonit.

Pas disa puntatave, Alketa na shfaqi pamjet dhe kushtet e vështira ku Xheisoni jetonte dhe i premtoi atij një shtëpi të re.

Në mbrëmjen finale të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan”, kjo u bë e mundur nga donacionet e shumta, por edhe me ndihmën e kryebashkiakut Veliaj, i cili kishte gjetur një apartament për gjyshërit e tij.
Duke u rikthyer pas në memorie Alketa ka ndarë një foto ku shfaqet krah Xheisonit:

“Është kështu kur do dikë, dhe në këmbim nuk do asgjë”- shprehet Alketa, duke cituar vargjet e këngës së Albanit dhe Miriamit që të gjithë i kemi memorizuar në mendje.

Këto vargje moderatorja duket se ua ka dedikuar të gjithë atyre që në fillimet e kësaj nisme e kritikuan duke akuzuar se po përdorte imazhin e vogëlushit për benefitet e saj.

TE TJERA

spot_img