Moderatorja e sportit, Ilda Bejleri ka filluar pushimet verore. E megjithatë, duket se nuk mund të mos e kthejë dot kokën pas.
Ajo ka postuar së fundmi foto në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqet në pishinën e një resorti në Turqi. Me bikini të zeza dhe tejet sensuale, Ilda ka tërhequr vëmendje edhe me atë se çfarë ka shkruar krahas fotove.
“Unë jam më e mirë se ish-i yt dhe më e mirë se femra jote e radhës”-është shprehur Ilda, duke ngjallur kureshtje për personin që i është drejtuar. Kujtojmë se moderatorja është përfolur së tepërmi për një lidhje dashurie me deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu.