Protesta e opozitës në ‘Natën e Kadrit’/ A do të ketë pjesëmarrje, se dhunë nuk mund të ketë

A do të ketë pjesëmarrje në protestën e opozitës në 31 maj? Kjo është pyetja e cila ngrihet sapo mësojmë se kjo ditë korrespondon me “Natën e Kadrit”.

Opozita zhvilloi pasditen e djeshme protestën e 6 kombëtare, protestë e cila u kaloi në mënyrë paqësore, përveç disa incidenteve të të lokalizuara tek Kuvendi i Shqipërisë.

Në mbyllje të protestës, kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh lideri i opozitës së bashkuar Lulzim Basha, njoftoi për protestën e radhës, e cila do të mbahet më 31 maj, të premten e fundit të këtij muaji.

Por kjo datë korrespondon me atë të Natës së Kadrit, nata më e shenjtë për besimtarët musliman, në mënyrë të veçantë të atyre që agjërojnë. Kjo natë njihet ndryshe si “Nata në të cilën zbriti Kurani”, e kësisoj dhuna është një nga gjërat që as nuk mund të imagjinohet, për muslimanët në këtë natë. Edhe vetë kryedemokrati Lulzim Basha, në protestën e mbrëmshme, respektoi kohën e iftarit për protestuesit muslimanë të pranishëm në shesh dhe jo vetëm, ku për një minutë, kohë kur thirrej edhe ezani për çeljen e iftarit, ishte heshtje dhe lutje. Pas kësaj, ai marshoi drejt Kuvendit në mënyrë paqësore me të gjithë turmën, e më pas protesta përfundoi në selinë blu.

Nisur nga kjo, pavarësisht paralajmërimit të deputetit demokrat Klevis Balliu, i cili tha se revolta nuk kontrollohet dhe se qytetarët mund të shkojnë edhe tek shtëpia e kryeministrit në Surrel, nëse ai nuk dorëhiqet deri më 31 maj, sërish, dhuna në këtë natë të shenjtë është ajo që nuk mund të pritet.

Në të tillë situatë, e vetmja pyetje që ngrihet është: A do të ketë pjesëmarrje në protestë, si në 6 protestat paraardhëse? Besimtarët muslimanë Natën e Kadrit e kremtojnë në adhurim, lutje, bamirësi dhe pranë familjeve të tyre. Për të parë se si do të shkojnë gjërat, duhet të presim 31 majin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...