NUK PAGOI KËSTET E KREDISË/ Gjykata i merr forcërisht “KAUBOJSIT” 290 mijë euro

Eduard Ndocaj, ish deputeti që tashmë kandidon për zgjedhjet lokale në Lezhë, po përballet me një vendim gjykate, i cili rëndon financat e tij.

Ai është futur në regjistrin e kredive të këqija, me një borxh disa qindra mijëra euro.

“Kaubojsi” siç njihet ai, nuk ka shlyer një kredi të marrë prej tij dhe bashkëshortes në një bankë të nivelit të dytë, por pasi ka shlyer pak këste, Ndocaj nuk i ka dhënë më para gjykatës.

Në këtë vendim të Gjykatës së Tiranës, shihet qartë se gjyqtari ka vendosur që Përmbarimi të marrë forcërisht më shumë se 290 mijë euro nga Ndocaj dhe bashkëshortja e tij Valentina, dhe dy dorëzanës të tjerë, për t’ia dhënë bankës së nivelit të dytë ku ajo kredi është marrë.

Pavarësisht këtyre problemeve financiare, Eduard Ndocaj po kandidon si i pavarur për kryetar bashkie në Lezhë, përballë Pjerin Ndreut dhe Salvador Kacajt.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...