AKU bllokon 14.5 ton “Birrë Paulaner”, gjoba e majme që merr firma

AKU ka bllokuar 14.5 ton “Birrë Paulaner” me arsyetimin se produkti nuk ka qenë i pajisur me dokumentacionin shoqërues. Firma është gjobitur me 1.2 mln lekë.

Tiranë- AKU ka bllokuar 14.5 ton “Birrë Paulaner” me arsyetimin se produkti nuk ka qenë i pajisur me dokumentacionin shoqërues. AKU sqaron se nga subjekti “Denis Shpk”, u konstatuan 13.600 copë kanaçe birre “Paulaner” (0.5 L) me afat përdorimi 07.2019, kjo në shkelje të ligjit. Për këtë subjektin Denis Shpk”, AKU ka vënë edhe një gjobëprej 1,2 mln lekë.

“Nga shqyrtimi i dokumentacionit shoqërues rezultoi se subjekti “Denis Shpk” importon produktin “Birra Paulaner” në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, në mungesë të dokumentacionit përkatës shoqërues. Raport-Analiza që shoqëron produktin nuk përmban të dhëna identifikuese dhe individualizuese si: numër reference, numër identifikues, numër Lott-i, afati i përdorimit të produktit i pashënuar, si dhe certifikatat e orgjinës dhe certifikatat e analizës të pa-përkthyera në gjuhën shqipe.”, sqaron AKU.

Njoftimi i AKU-së:

Në funksion të garatimit të ligjshmërisë dhe zbatimit të kërkesave ligjore në të gjithë zinxhirin ushqimor, AKU po monitoron me rigorozitet cilësinë dhe efektivitetin e kontrolleve në PIK.

Nisur nga bllokimi i sasisë prej 14.5 ton “Birrë Paulaner” në PIK për mungesë dokumentacioni shoqërues, si dhe pas konfirmimeve te ardhura nga prodhuesi i birrës “Paulaner” mbi autenticitetin e certifikatës së analizave, AKU kontrolloi ligjishmërinë e importimit te birrës “Paulaner” nga subjekti “Denis Shpk”, ku u konstatuan 13.600 copë kanaçe birre “Paulaner” (0.5 L) me afat përdorimi 07.2019.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit shoqërues rezultoi se subjekti “Denis Shpk” importon produktin “Birra Paulaner” në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, në mungesë të dokumentacionit përkatës shoqërues. Raport-Analiza që shoqëron produktin nuk përmban të dhëna identifikuese dhe individualizuese si: numër reference, numër identifikues, numër Lott-i, afati i përdorimit të produktit i pashënuar, si dhe certifikatat e orgjinës dhe certifikatat e analizës të papërkthyera në gjuhën shqipe.

Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit u morën masat si më poshtë:

1. Për importim produktesh në kundërshtim me ligjin u vendos masa administrative “Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë,

2. Për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë u vendos masa administrative “Gjobë” me vlerë 200,000 lekë,

3. Subjektit iu bë ndërprerja e kryerjes së një veprimi, duke iu ndaluar tregtimi i sasisë prej 13.600 kanaçe birrë “Paulaner” (0.5 L),

4. Referuar problematikës së dokumetacionit shoqërues, subjektit “Densi Shpk” iu la detyrë që të tërheqë produktin e shpërndarë, si dhe produkti “Birrë Paulaner” i praktikave të importit të periudhës kohore (2018-2019) të kthehet në vendin e origjinës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shprehet i vendosur për të vënë përpara përgjegjësisë çdo praktikë mashtrimi, me fokus për të garantur zbatimin e ligjit, duke mos lejuar në asnjë rast që praktika të tilla të shkojnë në dëm të shëndetit të konsumatorëve. Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët! ?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...