Greta Koçi ka një përgjigje për të gjithë kureshtarët që e pyesin në lidhje me martesën

283

Në fillimet e saja këngëtarja e njohur Greta Koçi ka qënë shumë hermetike përsa i përket jetës së saj private.

Ndërsa tani ajo është më e hapur dhe shpesh herë organizon në Instagram rubrikën me pyetje për t’ju treguar ndjekësve më shumë rreth jetës së saj.

Dhe një nga pyetjet që nuk i shpëton asnjëherë këngëtarja është pyetja në lidhje me martesën.

Në fakt, ndryshe nga sa mendojmë se kjo pyetje është e bezdisshme, sidomos kur bëhet vazhdimisht, Greta na ka treguar të kundërtën pasi sheh pozitiven kudo.

‘Pse të gjithë bazohen tek martesa jote’ ishte pyetja që i drejtoi ndjekësi.

‘Hë mo pse vallë? Po megjithatë e marr si pyetje shumë dashamirëse pasi si natyrë unë jam shumë familjare dhe e shoh shumë të shenjtë martesën. Kështu që kush pyet rreth kësaj pyetje ka vetëm mirësi’ ishte përgjigja e këngëtares.