Artan Hoxha ironi me Metën: Ty s’të thotë njeri as plaç e jo jep dorëheqjen…

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas deklaratës së bërë sot nga Presidenti i Republikës Ilir Meta se është i gatshëm për të dhënë dorëheqje nëse kjo shërben për zgjidhjen e krizës politike në të cilën gjendet vendi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Artan Hoxha shprehet me ironi, se vendin e ka zënë belaja, ku nesër do të jetë protesta e opozitës, ku pritet sërish përdorim molotovi. Sipas Hoxhës, Rama nuk jep dorëheqje edhe pse i kërkohet, ndërsa nga ana tjetër Presidenti shprehet i gatshëm për dorëheqje, pa ia kërkuar kush.

Postimi i plotë:

Presidenti serish ka ofruar doreheqjen e tij sot. E bela e madhe qe na ka zene!!!
Opozita, qe po ben gati molotovet per neser dhe mileti, i kerkojne me force dhe mezi presin te jap doreheqjen kryeministri, ky tjetri qe nuk i kerkon njeri as te jap doreheqjen dhe as te sakrifikohet si Salvador Allende duke vrare veten ne zyre(Larg qofte inshallah), del dhe na kujton xhenazene.
Po c’ke o burre i dheut, tek je mire e bukur pse e trazon dynjane kot me skenare fatkeqesish kaq tragjike. Pak humbje dhe dhimbje ka patur ky vend ne keto 30 vite post-komunizem, sa te perballoje dhe nje humbje apo gjeme kaq te madhe?!!!

Kur nuk te thote njeri as plac, e jo me jep doreheqjen apo sakrifikohu me vetvr,asje, cfare dreqin ke qe i con neper mend belara te tilla me zarar!!!!
Pashe zotin se jemi ne muaj Ramazani dhe nuk mbajme dot me, por me mire kap ndonje iftar me qetesi dhe dashuri dhe lerja kryeministrit ta mendoje thelle si doreheqjen si sakrifikimin me vetvr,asje.
Jo per gje por si doreheqja jote, si vetvrasja jote ne keto momente(larg qofte inshallah) as prish pune e as ndreq pune.
Tjeterkujt i kerkohet dhe i urohet, si doreheqja, si vetvrasja…se ti na duhesh shendoshe e mire si kokrra e molles per halle te tjera…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...