Rosela Gjylbegu është një nga personazhet që prej shumë kohësh ka qëndruar larg ekraneve.
Të gjithë e mbajmë mend konfliktin virtual mes saj dhe Encës, pas një deklarate të Roselës ku shprehej se personazhi vip me të cilin nuk do të bënte kurrë një bashkëpunim ishte Enca.
Por nuk ka qenë vetëm Enca me të cilën ka patur konflikt, por gjithashtu dhe me blogerin e njohur shqiptar Olti Curri.
E ftuar tek emisioni “Rreze Dielli” ajo ka sqaruar njëherë e mirë arsyet e krijimit të këtyre marrëdhënieve të këqija.
“Jam munduar në maksimum, e para të mos kem konflikte me njerëzit, nuk jam natyrë konfliktuale. Tani ka njerëz që të bien në qafë, po patjetër. Më ranë në qafë, kurrë si kam rënë askujt në qafë, tek të dy rastet. Por akoma nuk kemi mbërrit te pajtimi i gjaqeve. Unë mendoj që përgjigjen e dha vetë publiku. Unë nuk kam për çfarë të komentoj asgjë më shumë, asgjë më pak “, është shprehur Rosela.
Ajo ka folur gjithashtu për tregun muzikor në Shqipëri duke pohuar se nuk funksionon e drejta e autorit dhe tregu në përgjithësi.
“Ti çdo gjë e bën vetë, paguan vetë, nuk të kthehet asgjë mbrapsht. Artistët shqiptarë për të jetuar duhet patjetër të punojnë ose klubeve, ose duhet të merren me evenimente, dasma, sepse është e pamundur. Kjo është e kushtëzuar”, pohoi këngëtarja.