Studentët i rikthehen protestave, në orën 12:00 mblidhen tek ministria e Arsimit

Sot studentët e Tiranës të mbështetur dhe nga studentë në qytete të tjera të vendit do të protestojnë për problemet e universitetit. Sipas asaj që ata kanë bërë me dije vet studentët, ata do të mblidhen rreth orës 12:00 në sheshin para ministrisë së Arsimit.

Nën sloganin “Sëbashku për Shqipërinë si gjithë Evropa, sëbashku për ndryshim”, studentët do të ngrenë zërin për të drejtat e tyre. Ata shprehen se protestojnë për arsim cilësor, punësim dhe për të ardhmen e tyre. Nuk dihet ende nëse kjo protestë do të jetë maratonë apo do të jetë vetëm një marshim që do të mbyllet sot.

Sipas deklarimeve të bëra nga vet organizatorët në media mësohet se ky tubim i sotëm është në vazhdën e protestave të bëra gjatë muajt dhjetor dhe janar.

Kujtojmë se në muajin dhjetor studentët nga e gjithë Shqipëria dolën në shesh dhe bënë disa kërkesa. Ata kërkonin që të kishte ulje tarifash, arsim cilësor, zhdukjen e korrupsionit etj. Pas shumë ditësh qëndresë protesta e tyre u shua, ndërkohë që qeveria mori frenat në dorë duke kontrolluar ajo ngjarjet më pas. Ishte vet kryeministri Edi Rama që u angazhua në këtë debat duke propozuar një paketë që sipas tij do të zgjidhte problemet e adresua nga studentët. Rama në një dalje për mediat tha se “Pakti për Universitetin” që qeveria propozoi zgjidhte më shumë probleme se çfarë ishin artikuluar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...