Nga lëkura e viçit te ekrani me safir, karakteristikat e ‘çmendura’ të celularit 8 mijë $ të Kujtim Gjuzit

“Unë nuk përdor iPhone- ai është një celular për të varfrit”! Nëse për të gjithë ne, luks është të përdorësh një celular iPhone, duhet të dimë se ka celularë shumë herë më të shtrenjtë se kjo markë. Bëhet fjalë për celularin “Vertu”.

“Unë nuk përdor iPhone- ai është një celular për të varfrit”! Nëse për të gjithë ne, luks është të përdorësh një celular iPhone, duhet të dimë se ka celularë shumë herë më të shtrenjtë se kjo markë. Bëhet fjalë për celularin “Vertu”. Deri dje, shumë kush nuk e dinte që ekzistonte kjo markë celulari, deri sa u pa në dorën e deputetit të ri në parlament, Kujtim Gjuzi. Pas orës “Atlantic” dhe stilit të tij të ndryshëm të të veshurit, tërhoqi një vëmendje të madhe celulari i tij ” Vertu”, edhe pse ai e ka “justifikuar” se ky celular nuk i përkiste atij, por Partisë Konservatore.Megjithatë cilat janë karakteristikat e këtij celulari?

Çmimi për këtë celular fillon nga 8 mijë dollarë deri në 44 mijë dollarë, për modelet më të fundit.

Pjesët anësore dhe të mbrapme të tij janë të mbështjella lëkurë viçi, hardhuce ose aligatori (në varësi të shijeve personale). Ekrani i saj është i përbërë nga safir 130-karatësh. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me dizajnin, por edhe më anën teknologjike që ajo ofron. Ajo ka një procesor octa-core, me një ekran full HD, një kamera 21-megapixel; 4K për video. Ka një bateri e cila zgjat shumë gjatë, si dhe një cilësi maksimale të audios. Një rrjet i veçantë titani ndikon në përmirësimin e cilësisë së zërit.Duket se për kryetarin e Partisë Konservatore është shumë demode që të përdorësh një iPhone ose Samsung.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...