“Mos u Marto Para Moshës 30 Vjeç”

Ndërsa çiftet e Hollywood- it ndahen apo divorcohen një e nga një, aktori amerikan Tom Hanks dhe aktorja Rita Wilson jetojnë lumturisht të martuar që prej 31 vitesh. Së bashku kanë kaluar shumë vështirësi e gëzime dhe siç shprehen edhe vetë, dashuria e tyre është bërë secilën herë e më e fortë.

Ne kemi lexuar shumë intervista të Tom Hanks- it, në mënyrë që të zbulonim disa rregulla të arta sipas tij, rreth një martese të lumtur.

Mos u martoni përpara moshës 30 vjeç

Tom Hanks dhe Rita Wilson u njohën gjatë xhirimeve të “Volunteers’” në 1985- n, ku luajtën rolin e dy partnerëve të dashuruar. Aktorët patën një marrëdhënie romantike por Hanks tashmë kishte grua dhe 2 fëmijë, e ndërsa Wilson ishte e fejuar. Vetëm pas 3 viteve në fshehtësi, Hanks u divorcua nga e shoqja dhe i propozoi Wilson- it.

Sot, Hanks shprehet se ishte nxituar shumë me martesën e parë, se ishte i ri, impulsiv dhe punonte gjithë kohës. Ai mendon se një martesë e vërtetë duhet të jetë diçka e mirëmenduar dhe aspak impulsive.

“Mos u martoni para se të jeni 30.” deklaron artisti.

Bëni kompromise me partnerin/en edhe në momentet më kritike.

Hanks ishte katolik dhe Wilson ishte ortodokse. Për shkak se Hanks e dinte se sa e rëndësishme ishte feja për gruan e tij, ai u konvertua në besimin e saj.

“Unë sakrifikova diçka për gruan time. Rita ka rrënjë greke dhe ata kanë besimin ortodoks. Dhe unë isha katolik, prandaj, para se të martohesha, e ktheva besimin tim prej një respekti të thellë ndaj familjes së saj. ”

Mbështetni njëri-tjetrin

Gjatë viteve të tyre së bashku, çifti ka kaluar shumë, por ata gjithmonë e kanë përkrahur njëri-tjetrin. Në vitin 1994, kur Hanks mori Oskarin e tij të parë për shfaqjen e tij në Filadelfia, kur ai ishte në skenë, ai falënderoi gruan e tij duke thënë, “Unë jam këtu vetëm sepse gruaja me të cilën jetoj më tregon se çfarë është dashuria çdo ditë!”

Në vitin 2015, Wilson u diagnostikua me një problem serioz, kancer në gji. Artistja tregoi se pati frikë se si do të reagonte bashkëshorti dhe se si do të ndikonte ky lajm në marrëdhënien e tyre.

Por ajo nuk duhet të shqetësohej, sepse Hanks e rrethoi gruan me përkrahje dhe kujdes dhe ata u bënë edhe më të afërt. Aktori tha: “Gjithçka që mund të bëj është të përkulem përpara guximit të gruas sime“.

Për fat të mirë, sëmundja kaloi pas një kohe të shkurtër dhe Wilson arriti ta merrte veten edhe pa kimioterapi.

Bëni gjëra të vogla, të këndshme për partnerin

Hanks dhe Wilson udhëtojnë shumë. Ata kanë qenë pothuajse në çdo vend të botës. Përveç kësaj, Wilson udhëton me Hanks në qytete të tjera kur ai ka nevojë për të punuar në filma. Dhe edhe pas vitesh martesë, ata ende përpiqen të bëjnë gjëra të vogla, të bukura për njëri-tjetrin.

“Unë e shoh gruan time si të dashurën time dhe ne kemi një lidhje që shkon përtej fjalëve si grua, e dashur ose nënë. Nuk mund ta imagjinoj jetën time pa të. Shpesh lë shënime për të pranë telefonit ose diku në kuzhinë. I uroj asaj një ditë të mirë dhe gjëra të tilla. I shkruaj shënimet për të duke përdorur makinat e antike që mbledh – kam më shumë se njëqind.” thotë Hanks.

Duajeni partnerin/partneren tuaj për atë që ata janë.

Hanks dhe Wilson i vlerësojnë gjërat që kanë jetuar së bashku. Kjo gjë vetëm sa e bën dashurinë e tyre më të fortë. Aktori amerikan shpreh shpesh se sa shumë e vlerëson gruan e tij duke thënë: “Kjo grua më deshi kur isha i dobët dhe më deshi kur isha i dhjamosur. Ajo më deshi mua tullac dhe më deshi me flokë. Kjo grua më do, e di këtë. Kjo është arsyeja pse unë jam një njeri me fat “.

Gjëja më e rëndësishme është që të gjeni personin e duhur.

Gazetarët shpesh përpiqen të zbulojnë sekretin e një martesës së gjatë dhe të fortë të Hankut. Ai vetëm qesh dhe thotë: “Sekreti im për një martesë të lumtur është vetëm duke u martuar me gruan e duhur. Kam pasur fat me Rita Wilson-in e mrekullueshme. Unë jam njeriu më i lumtur në këtë botë. ”

Çfarë mendoni se është gjëja më e rëndësishme që të keni një marrëdhënie të suksesshme? Ndani përvojën tuaj në seksionin e komenteve më poshtë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...