Deputetja e Shkodrës merr fëmijën e sapolindur me vete në Parlament

Ambra Borova është deputetja e Shkodrës, e cila pranoi të marrë mandatin e deputetes pasi parardhësit e tyre hoqën dorë në mënyrë kolektive nga mandatet e tyre.

Në ditët e para kur u tha që Borova e kishte pranuar mandatin, u krijua pak konfuzion sapse ajo nuk u paraqit në Parlament. Të gjithë menduan se ajo nuk e kishte pranuar mandatin dhe se lajmi mund të ishte i pavërtetë.

Në fakt, lajmi ishte i vërtetë, por Ambra kishte lindur ato ditë dhe nuk mund të paraqitej në punë. Pas disa ditësh, deputetja e re u pa në Parlament dhe ne patëm mundësi ta njohim. Kjo, sepse për publikun ishte një emër i panjohur.

Ndërsa, këtë herë, ajo u fotografua nga paparazzi ynë bashkë me një zonjë, e cila mbante karrocën e bebit të saj. Ambra kaloi pak kohë me ta dhe pastaj u pa duke u futur në Parlament në seancën parlamentare të radhës. Ambra Borova është një nga emrat që i është bashkuar Parlamentit dhe një nga ata shumë të rinj të cilët nuk e humbën shansin që të kenë këtë eksperiencë të shënuar në CV-në e tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...