Ndahet nga jeta “legjenda” e internetit, “Grumpy Cat” (Foto)

Lamtumirë Tander Sauce! Ajo njihej me emrin e artit “Grumpy Cat”, apo “Macja e zemëruar”. Bëhet fjalë për macen më popullore dhe të pasur në rrjet.
Me pamjen e saj turivarur, ajo kishte pushtuar miliona fansa në të gjithë botën, si në Tëitter, ashtu dhe në Instagram, duke u bërë një yll i vërtetë. Macja ishte e prekur nga nanizmi dhe një keqformim i nofullës së poshtme dhe ishte 7 vjeç.

Lajmi i ndarjes së saj nga jeta është konfirmuar nga pronarët e saj në rrjetet sociale. “Grumpi ngordhi si pasojë e një infeksioni në rrugët urinare. Pavarësisht kurave, ajo nuk mundi t’ia dalë. Përveçse ishte një pjesëtarë e dashur e familjes sonë, ‘Grumpy Cat’ ka ndihmuar miliona njerëz në të gjithë botën duke i bërë të qeshin. Edhe kur kohët ishin të vështira”, kanë shkruar ata.
Sigurisht, kanë qenë të shumtë fansat që kanë falënderuar “Macen e zemëruar” që iu ka dhuruar atyre buzëqeshje. Macja ishte bërë “ambasadore” e një marke të njohur ushqimi për kafshë, por ishte edhe protagoniste e një filmi dhe e një serie librash.
Memet e saj të hedhura në rrjet janë me mijëra, ndërsa ajo ishte shfaqur edhe në Broadway. Madje, edhe “Madame Tussauds” në San Francisco ka një statujë dylli të sajën që prej vitit 2015. “Macja e zemëruar” kishte 8.5 milionë ndjekës në Facebook, 2.5 milionë në Instagram dhe 1.5 milionë në Twitter.
Pasuria e saj arrin në rreth 100 milionë dollarë.

Kryeministri Rama takon të rinjtë në Shkodër: Besimi i palëkundur për një të ardhme europiane

Në një atmosferë të mbushur me energji dhe entuziazëm rinor, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë e qytetit të Shkodrës,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kryeministri Rama takon të rinjtë në Shkodër: Besimi i palëkundur për një të ardhme europiane

Në një atmosferë të mbushur me energji dhe entuziazëm...

Marjan Ndershtiqaj: “Zëri i qytetarëve, shtysë për zhvillim të qëndrueshëm në Berdicë”

Në vijim të takimeve me komunitetin, Marjan Ndershtiqaj ka...

Marjan Ndershtiqaj takim frymëzues me të rinjtë e Qendrës Rinore Arka në Shkodër

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot energji pozitive,...

“Lamtumire legjende” , Ndershtiqaj ne homazhe per Paulin Ndoja

Në homazh për ikonën e futbollit shkodran dhe shqiptar,...