Lleshaj: Shqiptarët ëndërra të kota, prandaj emigrojnë

Lidhur me shifrat e shqiptarëve që largohen nga vendi dhe atyre që kërkojnë azil politik në vendet e BE-së është shumë i lartë, madje më i lartë edhe se i vendeve në konflikte.

Nga Korça, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se ky fenomen nxitet nga niveli ekonomik dhe kulturor i personave që ëndërrojnë kot.

Ja çfarë deklaroi ministri Lleshi sot nga Korça:

Gjendja e sigurisë në Korçë është në parametra optimal. Krimi i organizuar dhe emigracioni janë pikat kyçe tonat. Ndonëse është bërë progres shumë i madh, pas hapjes së rrugës së korridorit kryesisht nga Siria, frenimi i emigracionit të paligjshëm dhe azilkërkuesit është problemi ynë më i madh.
Ky fenomen nxitet nga dy faktor, niveli ekonomik dhe kulturor i atyre personave që ëndërrojnë kot. Ka shumë rrjete kriminale që nxisin, falsifikojnë dhe certifikojnë gjakmarrje që nuk ekzistojnë. Ky fenomen dëmton rëndë interesat tona e të nesërmes. Pjesa më e shëmtuar e kësaj është përdorimi i fëmijëve. I ekspozojnë fëmijët duke përbërë një rrezik serioz nga trafikantët e qenieve njerëzore dhe të drogës. Ndërsa prindërit flenë të qetë duke menduar se fëmijët janë mirë jashtë. Kjo është një thirrje për ndërgjegjësim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...