SENIDA MESI: OPOZITA PO DHUNON INSTITUCIONET. PËRGËZIME POLICISË

Ish-zëvendës kryeministrja Senida Mesi në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë sulmoi ashpër opozitën, ndërsa tha se ajo ka zgjedhur të dhunojë institucionet për interesa të saj personale.

Ajo theksoi se maxhoranca ka si mision zbatimin e ligjit, vijimin e reformave dhe strategjinë për të punuar në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Deputetja e PS-së përgëzoi edhe punën e Policisë së Shtetit dhe profesionalizmin, që sipas saj efektivët kanë treguar në mbarëvajtjen e protestave të opozitës, të cilat i cilësoi si të dhunshme.

“Opozita rrugore, e cila ka zgjedhur të bëj opozitë duke dhunuar institucionet dhe duke mos njohur policinë. Unë përgëzoj punën e Policisë gjatë gjithë kësaj periudhe. Protesta dhe dhuna nuk janë betejat e kësaj maxhorance, por sfida jonë është ruajtja e demokracisë dhe shtetit ligjor dhe rrugëtimi i pakthyeshëm drejt bashkimit Europian”-tha Mesi mes tjerash.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...