Këshillë nga Bill Gates: Aftësia që duhet ta përvetësoni nëse dëshironi të bëheni të suksesshëm

Gjithmonë duhet t’i keni në konsideratë këshillat nga themeluesi i kompanisë “Microsoft”, Bill Gates – të paktën nëse veç jeni duke menduar se çfarë duhet të bëni me karrierën tuaj.

Bill Gates ka punuar me shpikës të ndryshëm, liderë të industrive të ndryshme, ka lexuar shumë libra për të ardhmen e njerëzimit dhe financon shumë projekte për t’i avancuar komunitetet.

Bazuar në informacionet që i ka mbledhur me vite të tëra, ai sugjeron se njerëzit duhet ta mësojnë një aftësi shumë të rëndësishme.

Kjo aftësi është përqendrimi.

Të paktën kështu ka thënë gjatë një interviste me ekspertin e suksesit Richard St. John, i cili i kishte intervistuar mbi 1,000 njerëz të suksesshëm si Bill Gates, Richard Branson dhe Martha Steward.

Përqendrimi duket se është sekreti më i madh i suksesit të të rinjve.

Ku jeni të ri, është në rregull të eksperimentoni me pak gjëra, por pastaj është një kohë ku thjesht duhet ta zgjedhni vetëm një gjë dhe ajo patjetër duhet të jetë diçka për të cilën keni pasion.

Bill Gates thotë se përqendrimi është një aftësi e cila ju mundëson t’i kushtoni vëmendje vetëm nj gjëje për një kohë shumë të gjatë.

Përqendrimi është trajtë e cila i bën njerëzit ta arrijnë atë çfarë duan dhe ata e arrijnë atë çfarë duan duke i kushtuar vëmendje vetëm një gjëje për shumë gjatë. /Telegrafi/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...