Sa frikë ka ky njeri, o burrë…

ga Enkel Demi

Në fillim nxori një grua, të cilën e paska zëvendëse të Sandër Lleshajt. Pastaj nxori një djalë që e paska zëvendësministër të Sandër Lleshajt. Ka gjithë ditën që u thotë atyre të Rrugës së Elbasanit që Luli me Monën do më sulmojnë me molotov. Monika qenka në Amerikë, por edhe Tit Vasili i egër është.

Doli dhe kanakari i Ministrisë së Jashtme që dënoi sulmin ndaj Bernd Boshardt. Çfarë sulmi? I kanë shkruar tek kati i parë i pallatit “Turp të kesh!”, por në anglisht që ta kuptojë ambasadori. Ky është sulmi, i cili qenka kanosje për jetën. Nëse të shkruajnë parrulla nëpër mure është rrezik jete. Nuk i keni parë kabinat e tensionit të lartë që e shkruajnë këtë gjë?

Për këtë shkrim komentet e “Ushtrisë së Propagandës” do ishin të lutur mos të më bëjnë kërcënime të tilla për jetën si: “të të vijë rëndë!”, por t’i thonë Fugës ta rëndojë pak dorën.

Ka gjithë ditën që qahet kudo, ndërsa ora eci dhe ja ku na erdhi mbrëmja. Doli Gaz Bardhi dhe tha që nuk do ketë dhunë, por marshim. Me një fjalë një para-mbrapa në bulevard, shiu litar, por lumë me njerëz.

Po pastaj? Këtu do thirret në ndihmë droni i Karlos që ta nxjerrë sheshin dac, në mënyrë që të na mbushë mendjen që nuk ka njerëz, por ka një ters ky moti me shi; çadrat nuk të japin dorë.

Nuk dihet edhe për sa kohë do e shtyjë ky njeri duke vënë kujën, ku të mundet, por ka kohë që i ka ardhur koha që duhet të përballet prej kohësh me këtë histori. Tymueseve të turmës, mund edhe t’u përgjigjet me gaz, por tani dhe kjo nuk po kryen punë, ndaj kërciti shkopi i gomës. Burgu nuk po jep efekt, gazi jo, shkopi jo, deklaratat me honorare të ambasadorëve jo e jo. Cila është zgjidhja? Ndoshta ta marrë ndër sy rrezikun dhe të mos fshihet më pas gishtit, por të shqyrtojë krizën, jo meme-t që shpik Propaganda, jo librin e llogarive të pagesave të Taulantit në Bruksel.

Ja këtu i nis frika. Mendimi se nesër mund të mos ketë kaq pushtet apo që nuk do ia fërshëllejë as Sandri, as Arta, as ai i SHISH-it me gjasë e zhyt në panik. Dhe paniku Edi Ramën e zë përngahera me të qara.

Ka nisur qysh të djelën të qahet. Para gazetarëve gjithë ai burrë dy metrosh dukej si pulë e lagur. Sot, u është qarë gjithë atyre që dinë anglisht, qofshin turistë japonezë te Bunkeri. Prapë e ka lënë zyrën dhe është futur në ndonjë qoshe. Në frikë e sipër do qahet prapë për barabarët që hedhin tymyese me ngjyrë të zezë dhe do ankohet për punët që vetë nuk i bëri.

Do qahet se gjashtë vjet në pushtet nuk ndëshkoi askënd për 21 janarin, madje gardistët “famëkeq” po i bën kryetar bashkie. Fajin për këtë natyrisht që ia ka opozita kriminale, e cila ka çelësat e kashtës në dorë. Ajo është me duar në xhepa, prandaj ai ka frikë, se këta “legena” nuk i bien në pazar. “Çfarë duan ata? Sa duan ata? Jepjani!” – u thotë, por për herë të parë nuk po i kërkon njeri as leje, as PPP, as pare të thata, as drejtorë e ministra, asgjë.

Këtu e zë sërish paniku, se për të çdo qenie ka një çmim. Të gjithë kanë një çmim nga burri i Vllahutinit, pronarët e mediave deri tek Federika me flokët e yndyrshëm. Ndaj po i dole nga skema ia nxin jetën, e lë me telefon në dorë, ia than gurmazin, ia bën gjuhën eshkë, teksa e mbyll çdo fjali me “…o burrë”, “…o burrë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...