Enkel Demi: Rama po bën të njëjtin gabim që bëri dikur Berisha, zvarriti zgjedhjet e parakohshme

azetari Enkel Demi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Tempora” në RTV Ora, ku po flitet për situatën politike në vend me tematikë “A po kthehet Shqipëria në një monizëm të ri”.

Gjatë bisedës për gjendjen politike aktuale, Demi u shpreh se Rama po bën të njëjtin gabim siç bëri Berisha në zgjedhjet e prillit, që nuk bëri zgjedhje të parakohshme.

Sa i takon deklaratave të kryeministrit Rama para gazetarëve, gazetari Enkel Demi u shpreh se në ditë të hallit, kryeministri Edi Rama të bën punët e shtëpisë.

“Rama po bën të njëjtin gabim që bëri Sali Berisha në zgjedhjet e prillit. Që nuk bëri zgjedhje të parakohhshme por e tërhoqi këmbëm zvarrë.

Në ditën e hallit Rama të vjen dhe të bën punët e shtëpisë. Ky është Edi Rama. Ai në këtë moment ka nevojë për një tjetër imazh mediatik. Dhe është gati që ata komentatorë që i ka keqtrajtuar. Të keqtrajtosh reporterët dhe të merresh me atë që ka më pak mjete mbrojtje se të tjerët, sot ai ka kuptuar që është në ditë të hallit dhe ka nevojë për një tjetër raportim me reporterët. Jo me pronarët e mediave se ato i merr në telefon dhe me ata ka të tjera raporte. Ai ka ndryshuar në lidhje me raportimin e lajmit. Luani sot ka dashur me u shfaq si qengj dhe këtë nuk e ka për herë të parë.”- tha Demi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...