Horoskopi javor 13-19 Maj

Dashi

Venusi, i cili do të jetë në shenjën tuaj deri të mërkurën, do t’ju dhurojë rrezet e tij të fundit të pozitivitetit. Shfrytëzojini ato që të fitoni më tepër pushtet! Duke nisur nga dita e premte, planeti Mars, që është në shenjën e Gaforres, do të shkaktojë tensione në punë. Mos i merrni gjërat personale, por tregohuni objektivë! E hëna do të jetë ditë me fat.

Demi

Planeti Venus do të hyjë në shenjën tuaj ditën e enjte dhe do t‘i qëndrojë besnik Uranit, i cili është në shenjën tuaj prej muajsh tashmë. Ka ardhur koha që t’i jepni një kthesë të re jetës suaj sentimentale. Marsi, i cili gjendet në shenjën e Gaforres, nga e premtja do t’ju detyrojë t’i përkushtoheni më tepër punës. Dita juaj me fat do të jetë e marta.

Binjakët

Ditët e para të javës do të jenë disi të vështira, për shkak të Hënës në shenjën e Virgjëreshës. Këto ditë do të ndiheni të lodhur dhe më të ndjeshëm. Gjatë mesit të javës gjërat do të përmirësohen, falë Hënës te Peshorja. E mërkura do të jetë ditë me fat. Marsi do të largohet nga shenja juaj të premten, prandaj do ta ulni pak ritmin në punë.

Gaforrja

Pavarësisht se miku juaj Saturn ju qëndron gjithmonë përballë, Venusi dhe Marsi do të pozicionohen pa u ndier në anën tuaj. Planeti i dashurisë do të kalojë të enjten në shenjën e Demit, duke ju ndihmuar kështu të realizoni disa dëshira. Të premten, Marsi do të kalojë në shenjën tuaj dhe do t’ju japë atë shtysën e cila ju ka munguar kohët e fundit. E shtuna do të jetë ditë me fat.

Luani

Venusi, që është në shenjën e Demit, prej ditës së enjte, së bashku me Uranin, do ta trazojnë jetën tuaj sentimentale. Sa më mendjehapur të tregoheni ndaj ndryshimeve, aq më pak telashe do të keni. E mërkura do të jetë ditë me fat. Hëna tek Akrepi do t’ju bëjë më të ndjeshëm gjatë fundjavës. Uleni dozën e ironisë ndaj vetvetes.

Virgjëresha

Planeti i Venusit në bashkëpunim me Uranin do t’ju ndihmojnë të shkëputeni nga disa marrëdhënie të paqarta, të cilat nuk i përmbushin synimet tuaja. Marsi, i cili ka kaluar në shenjën e Gaforres, do t’ju japin një shtysë në jetën profesionale, duke ju ndihmuar të bëni një zgjedhje të rëndësishme. E diela është dita juaj me fat.

Peshorja

Java do të rrjedhë mjaft e qetë. Por këtë qetësi do ta prishë vetëm kalimi i Marsit te Gaforrja, diçka që mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur fizikisht dhe të stresuar në punë. Merrini gjërat me radhë, pa u ngutur dhe pa u shqetësuar. Pikërisht ky është sekreti. E hëna do të jetë ditë me fat.

Akrepi

Marsi, që gjendet te Gaforrja, do të shtojë pasionin prej ditës së premte dhe do t’ju bëjë të ndiheni romantikë dhe të frymëzuar. Kjo gjë do të reflektohet edhe në punë. Duke nisur nga e enjtja, Venusi do t’jua vështirësojë disi gjërat. Nëse vazhdoni t’i kundërshtoni të tjerët, do të mbeteni vetëm. Dita juaj fatlume do të jetë e hëna.

Shigjetari

Kalimi i Venusit të enjten në shenjën e Demit, do të bëjë që dashuria të marrë një rrugë më të qetë, ndryshe nga çfarë jeni mësuar zakonisht. Në sferën profesionale do të tregoheni pa dyshim më të vendosur dhe mirënjohës ndaj Marsit, i cili nuk do t’ju kundërshtojë më duke nisur nga e premtja. E mërkura është dita juaj me fat.

Bricjapi

Duke nisur nga dita e enjte, Venusi dhe Urani do t’i japin hov jetës suaj sentimentale, e cila ka qenë mjaft e trazuar kohët e fundit. Marsi, që është në opozitë me shenjën tuaj, mund t’ju bëjë grindavecë të premten. Bëni kujdes me tonin e zërit, nëse nuk doni të grindeni me të gjithë. E hëna do të jetë dita juaj fatlume.

Ujori

Venusi që gjendet te Demi dhe planeti juaj udhërrëfyes, Urani, mund të shkaktojnë tensione në dashuri të enjten, sidomos nëse bëni rezistencë të kotë ndaj një ndryshimi. Hëna në shenjën e Akrepit do t’ju bëjë më të ndjeshëm dhe pasionantë gjatë fundjavës. Dita me fat do të jetë e enjtja.

Peshqit

Duke nisur nga dita e enjte, Venusi dhe Urani do t’ju ndihmojnë të konkretizoni një histori dashurie. Të premten, Marsi do t’ju bëjë pasionantë dhe energjikë, veti të cilat do t’i përdorni edhe në punë. E premtja është gjithashtu dita juaj fatlume. Në fundjavë, Hëna tek Akrepi premton çaste plot pasion.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...