Protesta e radhës e opozites të hënën

Pas gati një ore mbledhje në selinë e Partisë Demokratike, opozita vendosi që të hënën të zhvillojë një tjetër protestë kombëtare, në orën 18:30.

Sakaq nesër në 11:00 do ketë nje tubim para Drejtorise Policise kunder arrestimir te protestuesve. Neser në proteste Basha ftoi qytetaret e Tiranës, ndërsa protesta e ditës hënë do jete kombëtare.
Basha: Të hënën në orën 18.30, protestë kombëtare në Tiranë.

Fjala e Bashës:

Në këtë orë të vonë të natës dua t’ju kujtoj vendimin unanim të forumeve drejtuese të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar për të thirrur një protestë kombëtare ditën e hënë në orën 18 e 30, në përgjigje të vendosur të dhunës shtazarake të regjimit kriminal të Edi Ramës dhe të palëkundur në qendrimin tonë për të larguar qeverinë e krimit.
U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të na bashkohen nesër në orën 11, para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Drejtorisë së Torturës dhe Krimit, do të protestojmë për lirimin e qytetarëve të arrestuar, të dhunuar barbarisht nga kriminelët me uniformë. Nesër në orën 11, të gjithë qytetarët e Tiranës janë të ftuar në protestën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

E sotmja e ka ndarë Shqipërinë me thikë, jo në mes. Shumica dërrmuese e qytetarëve kanë qenë të pranishëm në protestën më të madhe të organizuar ndonjëherë dhe gjithë ata që kanë qënë me ne me zemër dhe me mendje, demokratë e socialist, të djathtë e të majtë, toskë e gegë, të krishterë e myslimanë, pavarësisht prej statusit të tyre ekonomik apo social, të varfër të papunë, sipërmarrje të vogla, intelektualë, artistë, profesorë, studentë, të gjithë dua t’ju shpreh mirënjohjen. Të gjithë jemi në të njëjtën anë. Ne jemi Shqipëria e shpresës, ne jemi Shqipëria europiane, kuqezi, për shpresën kombëtare që po ngrihet, blu me yjët e verdhë të Europës, për ëndrrën që vetëm ne do ta bëjmë realitet. Ndaj, askush most ë mungojë ditën e hënë në orën 18.30, ti japim një grusht vendimtarë klikës kriminale. Dhe nesër në orën 11.00 ju bëj thirrje qytetarëve të Tiranës, të na bashkohen në protestën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...