Analiza e protestës: ‘Traileri’ i asaj që na pret është i frikshëm

Nga Enton Palushi

Përpara se një film të dalë nëpër kinema, regjisorët përgatisin një ‘trailer’, një spot i shkurtër i asaj që do shohim në ekranin e madh. ‘Traileri’ duhet të krijojë pak a shumë një ide të mirë për filmin, por nuk duhet të ekspozojë më shumë se sa duhet për të mos humbur sekretin e skenarit.
Ditën e shtunë shqiptarët konsumuan ‘trailerin’ e asaj që i pret nëse mbahen zgjedhje pa opozitën, dhe filmi që na pret, duket i frikshëm.
Zemërimi që zbriti në shesh ishte shumë i madh, por këtë herë nuk kishte vetëm tym, por edhe flakë. Molotov u bë kryefjala e raportimit në median shqiptare dhe të huaj.
Sërish policia reagoi duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë, por edhe duke treguar ‘dhëmbët’ me shkopinj gome. Dhuna barbare mbi Sekretarin Organizativ të PD, Sahit Dollapi tregoi se Shqipëria mund të krahasohet edhe me Venezuelën. Por ajo tregoi edhe se sa shpejt mund të ndryshojë çdo skenar në vendin tonë, duke e bërë të paparashikueshëm çdo fund, njësoj si filmat kur nuk e di kurrë se si do shkojnë gjërat.
Kjo paparashikueshmëri do e këtë frikësuar jo vetëm pushtetin. Në Shqipëri është provuar se gjërat mund të përshkallëzohen shumë shpejt dhe frika e qeverisë lexohej që në reagimet e para (përveç dikujt që vazhdon të ruajë rolin e politikanit më të neveritshëm në vend).
Opozita e re dhe disa ndërkombëtarë vetëm sa u përdorën më kot nga qeveria një ditë më parë sepse tashmë jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajt e panë ‘trailerin’ e asaj që na pret. Çdo skenar është horror dhe palët e interesuara duhet të bëjnë çdo gjë për ta çuar vendin drejt një zgjidhje, duke pasur në mendje diçka të rëndësishme: krizat nuk janë domosdoshmërisht të këqija pasi nga kaosi dhe paparashikueshmëria kanë lindur gjërat e mira në botë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...