Sondazhet-Rritet pakënaqësia ndaj qeverisë/ Zvogëlohet Basha

Ka një fenomen në politikën shqiptare të viteve të fundit, ku për herë të parë duket qartazi se kryetari apo lideri i opozitës qëndron poshtë partisë që ai drejton në pritshmëritë e opinionit publik dhe në mbështetjen që ai gëzon.

Mjafton të shohim sondazhet nga viti 2013, pra që kur Lulzim Basha mori drejtimin e PD-së, deri më sot.

Janë me qindra sondazhe, të bëra nga kompani të kontraktuara nga Partia Socialiste, nga kompani të kontraktuara nga vetë Lulzim Basha, por edhe sondazhe të bëra nga media apo kompani të tjera të pavarura.

CNA.al shpesh ka raportuar mbi këto sondazhe, konfidenca në mënyrën sesi e koncepton politikën opinioni publik.

Por, ajo që ka ndodhur dhe që bie më shumë në sy është fakti se pas gjashtë vitesh qeverisje të Partisë Socialiste, sot ka një pakënqësi të madhe ndaj qeverisë për Reformat apo sjelljen e saj.

Pra, duket se qeveria sot nuk ka mbështetjen e vititi 2013, apo 2017 dhe ka një problem të madh me pakënqësinë e votuesve ndaj saj.

Nga ana tjetër përballë qëndron Partia Demokratike, e cila vërtitet në kuotat e saj mesatare në 30-35% dhe sidomos në kuota pak më maksimaliste pas djegies së mandateve në muajin shkrurt 2019, nga Lulzim Basha .

Por, ndodh edhe një fenomen tjetër. Në të gjitha sondazhet, Lulzim Basha qëndron poshtë Partisë Demokratike. Dikur, pra në sondazhet e vitit të shkuar apo para dy vitesh kur PD ishte në koutat 20-25%, Lulzim Basha vërtitej diku te 20-25%.

Gjithçka ai e mohoi, nuk e pranoi dhe sondazhet e kompanive të kontraktuara prej tij të cilat ishin konfidente, janë publikuar nga CNA.al.

Por, u hapën kutitë dhe gjithçka doli ashtu. Me ndonjë gabim që mund të ishte rreth 1%.

Por, sot pas dy vitesh dhe pas djegies së mandateve, PD-ja mund të ketë një fenomen rritës apo mund të pranohet se po shkon në kuotat 25% apo 30%, por fenomeni i sondazheve na tregon se Lulzim Basha qëndron poshtë 20%.

Pra, ka diferenca nga 5-10 pikë, në raport me partinë që ai drejton. Ndoshta Lulzim Basha është i vetmi lider apo kryetar partie në Europë apo në botë, që ka më pak vota dhe më pak mbështetje në popull sesa partia e tij. E në qoftë se PD-ja ka një rrudhje me rreth 230 mijë vota më pak në 2017 sesa në vitin 2013, dhe për shkak të keqqeverisjes së Ramës diçka mund ta ketë rikuperuar tashmë në përqindjet që vijnë nga sondazhet apo dhe në kompanitë afër PD-së, dhe afër qeverisë, rezulton të ketë një stabilitet diku nga 25 deri në 30%, shifra që lëvizin edhe për shkak të marzhit të gabimit.

Por, ndodh që Lulzim Basha është në kuotat 15-20%, pra në qoftë se llogaritet plus minus marzhi i gabimit, kjo është kuota më e ulët historike që ka pasur Lulzim Basha, edhe pse tani pranon që pas djegies së mandateve ai është lideri fuqiplotë dhe njeriu që mbështesin demokratët dhe qytetarët shqiptarë dhe njeriu që ka shpallur koalicionin fitues në zgjedhje.

Sondazhet tregojnë se Lulzim Basha është vërtetë në kuotat më të ulëta historike dhe ka një problem të madh në marrëdhënien dhe sjelljen e tij me publikun.

Pra, është një njeri pabesueshëm dhe i pa mbështetur nga shqiptarët.

E megjithëse pakenqësia në vend rritet, e megjithëse kryeministri Rama kundërshtohet, dhe shumica e shqiptarëve sot pa asnjë dikutim janë kundër tij, Lulzim Basha zvogëlohet.

Pra, pakënqësia shkon ekstremisht në të njëjtën rrugë për Ramën dhe për Bashën.

Ky është rasti ndoshta më specifik për t’u studiuar nga politologët, kur rritet pakënqësia ndaj kryeministrit dhe qeverisë në opinionin publik, por nga ana tjetër zvogëlohet lideri i opozitës./ CNA.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...