Humbni peshë për 24 orë: Katër mënyra për ta larguar fryrjen e barkut

Dëshironi të dukeni më të hollë brenda nate? Epo, ka disa mënyra se si mund ta arrini këtë brenda 24 orë.

Hidratimi, gjumi i mjaftueshëm dhe shmangia e pijeve të gazuara janë të gjitha mënyra për ta larguar fryrjen e barkut.

Sidoqoftë, këto janë pesë mënyrat për ta larguar barkun e fryrë brenda 24 orëve:

Pini më shumë ujë

Ka një arsye se përse duhet t’i pimë 8 gota ujë çdo ditë. Jo vetëm se kjo na ndihmon ta mbajmë lëkurën të pastër e të hidratuar, por edhe e parandalon kapsllëkun i cili shpie në fryrje të barkut.

Ju gjithashtu mund të hani edhe ushqime që kanë sasi të ujit, siç është shalqiri apo kastravecët.

Shmangni ushqimet e gazta

Përderisa ushqimet e mbushura me fibra ju ndihmojnë ta kaloni ushqimin përmes sistemit të tretjes, produktet e gazta e kanë efektin e kundërt.

Lakra, fasulet, brokoli, qepët dhe disa produkte të bulmetit e shkaktojnë fryrjen e barkut.

Të gjitha këto produkte janë të mira nëse konsumohen në sasi të moderuar, por është më mirë t’i anashkaloni nëse synoni të holloheni.

Ushtrimet fizike

Nëse jeni duke kërkuar ta shpejtoni metabolizmin dhe të dukeni më të tonifikuar, atëherë ushtrimet fizike janë esenciale.

Ushtrimet me intervale të intensitetit të lartë janë prej mënyrave më të shpejta për të djegur kalori, por gjithashtu janë të mira për rritjen e forcës dhe madhësisë muskulore.

Gjumi i mirë

Gjumi është i domosdoshëm për shëndet të mirë të përgjithshëm. Më pak se tetë orë gjumë brenda nate vetëm sa jua dëmtojnë trupin.

Gjumi kualitativ ndikon në nervat e caktuara në veshka, të cilat e rregullojnë balancimin e sodiumit dhe ujit.

Gjumi gjithashtu e minimizon ruajtjen e ujit dhe ndihmon në kontrollimin e niveleve të hidratimit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...