Të qetë, lozonjarë apo të turpshëm; zbuloni ç’tregon shenja e horoskopit për personalitetin e fëmijës suaj

Bazuar në datën dhe pozicionin e diellit kur u lind vogëlushi juaj, do t’i përkasë njërës nga 12 shenjat e horoskopit. Living ju zbulon se çfarë thonë yjet për të ardhmen dhe karakterin e tij.

Dashi: Fëmija që i përket shenjës së Dashit është shumë i gjallë e plot energji. Dallohet për këmbënguljen dhe pavarësinë, si dhe dëshiron të jetë gjithmonë në lëvizje të vazhdueshme. Kjo është arsyeja pse shpesh është pre e aksidenteve të vogla. Dashuria e familjes është një nga mënyrat për të zgjuar forcën e fëmijës së vogël Dash.

Demi: Fëmija Dem është i qetë dhe shumë i ndjeshëm. Kërkon siguri që në moshë shumë të herët. Frikësohet nga ndryshimet e tensionet në mjedisin përreth. Ndonjëherë është kokëfortë dhe nuk e ndërron mendjen lehtë rreth diçkaje. Ngrohtësia e familjes luan rol shumë të rëndësishëm në humorin e tij të mirë. Është një fëmijë që kërkon dialog dhe shpjegime për çdo gjë.

Binjakët: Është një fëmijë shumë inteligjent dhe i komunikueshëm. Që në moshë shumë të vogël, kërkon stimuj për të ushtruar mendjen. Është kurioz, dëshiron të mësojë çdo gjë dhe bën shumë pyetje. Librat do të tërheqin vëmendjen e tij që në moshë shumë të vogël.

Gaforrja: Fëmijët e lindur në këtë shenjë janë shumë të ndjeshëm. Frikësohen nga tallja dhe refuzimi, prandaj duhet të inkurajohen dhe të shpërblehen që në moshë të vogël. Këta fëmijë janë shumë të lidhur me familjen e tyre dhe e gjejnë të vështirë të afrohen me njerëz jashtë shoqërisë së familjes.

Luani: Është një fëmijë që dëshiron që herët të imponojë veten me prezencën e tij dhe të bëhet qendra e vëmendjes. Është krijues, i ndjeshëm, krenar dhe i dashur. Natyra e tij bujare çon në shpenzime të tepërta dhe përdorimi me kujdes i parave është diçka që duhet t’ia mësojnë prindërit.

Virgjëresha: Një fëmijë shumë i organizuar dhe praktik. I pëlqen rregulli dhe pastërtia. Shumë herë ai dëshiron të jetë i përsosur në mënyrë që të mos kritikohet. Adoptohet dhe mëson shpejt. Virgjëresha i,e vogël ka nevojë për durim dhe prova për çdo gjë. Edhe pse është i ndrojtur dhe mendon shumë para se të bëjë diçka, ndonjëherë mund të jetë e vështirë për ta kuptuar.

Peshorja: Dashuron balancën e harmoninë. Kur ndihet i sigurt tregon anën e tij më të mirë. Është gjithmonë i gëzuar dhe i shoqërueshëm. Nevoja e tij për shoqëri do të thotë që të mësohet me përmbatje, vullnet e këmbëngulje. Për një fëmijë Peshore është e lehtë të fajësojë të tjerët.

Akrepi: Është fëmijë i ndjeshëm e me intuitë. Është sfidues dhe posesiv. Ka nevojë për inkurajim për të shfaqur ndjenjat e tij. Është i dedikuar për atë që zgjedh dhe mbështet me pasion atë që dëshiron. Mënyra e tyre e komunikimit ndonjëherë e bën të vështirë për prindërit e tij. Ata urrejnë fyerjet dhe dhunën.

Shigjetari: Fëmija Shigjetar shtë bujar, optimist dhe i shoqërueshëm. I pëlqen të jetë i pavarur dhe të vendosë objektiva të vogla. Duhet të mësojë të mendojë përpara se të marrë një vendim dhe të jetë më i duruar. Duhet t’i mësohet nga prindërit rregulli që në moshë shumë të re.

Bricjapi: Është i besueshëm dhe i duruar, përpiqet të kontrollojë sjelljen e tij dhe të mos shprehë anën e tij të ndjeshme. Për shkak se është fëmijë shumë i qetë dhe i qëndrueshëm në çfarëdo gjë që bën, mund të besojmë se nuk ka nevojë për prindërit e tij. Le të mos harrojmë që megjithëse Bricjapët e vegjël nuk kërkojnë kurrë ndihmë, ai patjetër që ka nevojë për dashuri e butësi për t’u rritur, edhe pse tregon të kundërtën.

Ujori: Është fëmijë me shpirt të lirë. Kërkon rrugën e tij që në moshë të re, një rrugë që është ndryshe nga ajo e të tjerëve. Dëshiron të jetë vetvetja, të zgjedhë stilin e tij. Ka shumë hobi dhe është shumë i shoqërueshëm. Është një fëmijë i paparashikueshëm, prandaj duhet t’i qëndroni pranë pa e bërë të ndihet i trysnuar.

Peshqit: Është i edukuar dhe maturohet më vonë se fëmijët e tjerë. Prindërit e tij duhet të përforcojnë vullnetin dhe zellin e tij që në vitet e para të shkollës. Një gjë tjetër që duhet të mësojë është të mos impresionohet lehtë, jo çdo gjë që shkëlqen është ar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...