Mesila Doda nxehet keq, kap shishen të qëllojë Baton Haxhiun (VIDEO)

Mbrëmjen e kaluar, në studion e emisionit “Opinion”, ish-deputetja Mesila Doda është nxehur keq me Baton Haxhiun, të cilin e ka quajtur “ordiner”, e madje e kërcënoi se do ta qëllonte me një shishe uji.

Debati mes tyre nisi për çështjen e territoreve të Kosovës. Doda këmbënguli se në darkën e Beogradit, kur kryeministri Edi Rama ishte për vizitë është hedhur si ide nga ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç për shkëmbimin e territoreve. Më pas Ajo tha se ka patur një takim kokë më kokë mes Ramës dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ku është diskutuar për këtë çështje. Sipas ish-deputetes, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka kundërshtuar por një muaj më pas e ka bërë si tezë të vetën.

Baton Haxhiu nga ana tjetër nuk e pranoi këtë duke thënë se ai vetë ishte prezent në atë takim dhe kjo temë nuk është hapur. Mirëpo sipas Dodës, ai po gënjënte. Haxhiu nga ana tjetër i përmendi ish-deputetes bashkëshortin, gjë e cila e nxehu akoma më shumë atë dhe kapi një shishe uji.

DEBATI:

Baton Haxhiu: Ka qenë prezent zoti Virgjil Muçi, zoti Fuga, ambasadori i Shqipërisë, zonja që ka qenë këshilltare për çështjet ekonomike dhe unë. Gjashtë vetë kanë qenë në takim dhe unë them nëse ka ndonjë krenari të zotit Rama karshi delegacionit serb unë jam mburrë që zoti Rama ka refuzuar kategorikisht të flasë për këtë temë dhe zoti Vuçic nuk e ka hapur këtë temë. Është turp të flitet

Mesila Doda: Po gënjen, gënjen…

Baton Haxhiu: Ti mundesh që bashkëshortit tu me i thu gënjen…

Mesila Doda: Jo more jo, të them ty… Edhe një herë tjetër po të them, je i paedukatë.

Blendi Fevziu: Pse ziheni… Pse ziheni…

Baton Haxhiu: Mos sill kshu në studio

Mesila Doda: Është duke gënjyer… Ore si s’ke turp, ore po të them se e di ç’të bëjë apo jo… (Merr shishen e ujit në dorë)

Blendi Fevziu: Mesila lëre shishen… Mesila

Mesila Doda: Mos më fol mua me këtë gjuhë, mora shishen e ta futa në kokë ty.

Blendi Fevziu: Mesila, lëre shishen tani mos bëj kot…

Mesila Doda: Rrugaç, ordiner…

Blendi Fevziu: Mesila ç’bën kështu?

Mesila Doda: Jo mo zotëri jo, ti që na fton në studio mësoi të kontrollojnë fjalët këta njerëzit që janë këtu. Dëgjoje se çfarë tha.

Blendi Fevziu: Çfarë tha? Nuk e dëgjova.

Mesila Doda: Ai që thotë ti vetëm mund t’i thuash tët shoqi gënjeshtar dhe që s’duhet të flasësh. Po gënjen kur flet për asociacionin, po gënjen kur flet për Gjermaninë, po gënjen kur flet për kufijtë. Ky ka qenë brenda pazarit.

Blendi Fevziu: Po ai thotë s’kam qenë.

Mesila Doda: Absolutisht po! Ai e di dhe e ka thënë.

Blendi Fevziu: E ke thënë ti Baton që është bërë marrëveshja aty?

Baton Haxhiu: Lere mo, kjo është pa lidhje. Më vjen turp që jam në studio Fevzo.

Mesila Doda: Edhe mua më vjen të jem me një si puna jote, i neveritshëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...