Gazetari Më I Dashur I Shqiptarëve, Marin Mema Flet Për Lidhjen E Gjatë Të Dashurisë Dhe Planet Për Fëmijë

Një nga gazetarët më të rëndësishëm në vend. Nuk ka lënë vend të Shqipërisë pa e vizituar, për të realizuar reportazhe të mrekullueshme për vendin tonë.

Me siguri ju ka shkuar në mendje që po shkruajmë për gazetarin Marin Mema.

I ftuar “Në kurthin e Piter Pan” ai ka ardhur jo vetëm për të folur për Shqipërinë, por edhe për një sërë gjërash që nuk i dimë për gazetarin e njohur.

Gjithmonë hermetik për jetën e tij personale, Marini ka hapur zemrën për dashurinë e jetës dhe për planet e martesës.

Pyetja e Enos në fakt ka nxjerrë në pah edhe historinë e dashurisë 10-vjeçare.

Ai i tha Marinit “Ti përse nuk e mban unazën në gisht? Edhe më beso mua, martohu. Nëse ke grua të mirë do jetosh mirë dhe do kënaqesh. Nëse nuk ke grua të mirë do mbetesh filozof”.

Ndërkohë, Marini më një buzëqeshje që e shoqëroi gjatë gjithë programit u shpreh se gruan e jetës e ka gjetur prej kohësh.

“E rëndësishme është që e kam gjetur prej shumë kohësh dhe them që tani të bëjmë një bebush të bukur dhe shumë të mirë ashtu siç jeni ju”,-u shpreh Marini. Sa i përket emrave të fëmijëve, ai është shprehur se do të dëshironte emra shqiptarë.

Për t’u rikthyer edhe një herë tek vajza e jetës, pyetjes se si e do gruan: brune apo bionde, ai tregoi edhe një detaj për të “Brune, siç e kam gjetur”. Pra, Marini prej 10 vitesh jeton i lumtur, një histori të bukur dashurie!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...