FANTASTIKE/ Pas shumë vitesh, rikthehen garat e atletikës në Shkodër

529

Pas shumë e shumë vitesh, më në fund do të organizohet në Shkodër një aktivitet kombëtar atletike. Ndërtimi i stadiumit “Loro Boriçi” dhe shtrimi me tartan i pistës së tij, tashmë e bën të mundur këtë gjë dhe për këtë arsye, javën e ardhshme do të organizohet një kupë. Gjithçka tashmë është zyrtarizuar dhe ajo do të zhvillohet pasditen e datës 17 maj.

- PUBLICITET -

Ka qenë Bashkia Shkodër dhe Sportklub Vllaznia të cilët e kanë iniciuar një aktivitet të tillë dhe më pas kanë marrë edhe aprovimin e Federatës Shqiptare të Atletikës, teksa pjesmarrës në të do të jenë sportistët më të mirë të të gjithë ekipeve të vendit.

Kupa do emërtohet “100 vite atletikë Vllaznia” dhe zhvillohet në kuadrin e aktiviteteve të planifikuar nga Bashkia Shkodër me rastin e 100 vjetorit të krijimit të shoqnisë Vllaznia. Për këtë arsye, gjatë zhvillimit të kësaj kupe pritet të nderohen edhe atletët dhe atletët më të mira në historinë e këtij sporti në Shkodër.

Sa i takon garave, do të ketë disa disiplina ku do të konkurrohet, duke filluar nga garat e kërcimeve me trehapëshin dhe kërcimin së gjati. Për të vazhduar me garat e shpejtësisë në 100 metra, 200, 400, 800 metra dhe në stafetën 4 x 100 metra. Atletët e Vllaznisë janë në kulmin e formës së tyre dhe padyshim që do të tentojnë të bëjnë një paraqitje sa më të mirë.

Ato pak ditë më parë fituan edhe Kupën e Shqipërisë ndërkohë që po bëhen gati për të triumfuar edhe në këtë aktivitet të rradhës, përpara pjesmarrjes në kupën e “Nderimit të Figurave” që zhvillohet më datë 24 maj në Elbasan dhe pastaj për në muajin qershor kur do të zhvillohet kampionati kombëtar dhe ku objektiv do të kenë fitimin e titullit të 11-të kampion rradhazi.
www.shkodrasport.com

- PUBLICITET -