Bleona Qerreti Ka Një Mesazh Domethënës, Dhe Çdo Femër Duhet Ta Lexojë Me Vëmendje

Këngëtarja e famshme shqiptare, Bleona Qereti po punon fort që të arrijë majat e dëshiruara në karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në mars të këtij viti, ajo u përfol shumë për pjesëmarrjen në serialin e njohur amerikan “Paper Empire”. Në profilin e saj në “Instagram”, Bleona postoi edhe foto gjatë xhirimeve, ku zbuloi edhe look-un e saj.

Ndërkohë gjatë intervistave të ndryshme apo në postimet e saj në rrjetet sociale, Bleona ka lënë të kuptohet se është një femër e pavarur.

Ajo ka treguar se gjithnjë rend pas ëndrrave dhe pasioneve të saj, e nëse një mashkull e privon atë në gjërat që do më së shumti, atëherë Bleona më mirë preferon të qëndrojë beqare.

Në lidhje me këtë, këngëtarja e njohur ka postuar në “Instagram” një foto të saj, ku shfaqet mjaft sensuale me një kombinim klasik bardh e zi.

“Nuk është e nevojshme që t’i nënshtrohem një mashkulli për të qenë në krye, aty ku e meritoj! Ti mund ta bësh këtë gjithashtu”, shkruan Bleona krah fotos së postuar në “Instagram”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...