Basha: “Ramën do ia çojmë bandave në burg, beteja jonë nuk ndalet”

Gjatë fjalës së tij para qytetarëve të Shkodrës, kreu i PD-së, Basha, deklaroi se beteja për çlirimin e Shqipërisë ka nisur dhe nuk do ndalet deri në largimin e Edi Ramës dhe klikës së tij kriminale.

Ai tha se çlirimi i Shqipërisë është misioni i opozitës ndërsa beteja e nisur javë më parë me djegien e mandateve ka përmbysur realitetin politik.

Basha theksoi se krimi është bashkëpunëtori i Ramës në pushtet dhe largimi i tij është emergjencë kobëtare.

“Krimi është bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës, për të qendruar në pushtet. Askush më mirë se shkodranët nuk e di këtë. Disa prej këtyre kriminelëve janë prapa hekurave dhe vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të drejtuar punët e tyrë të pista nga burgu, për të komunikuar me Ramën. Por atyre u themi: mos u mundoni shumë për t’u lidhur në telefon me Edi Ramën.

Së shpejti do t’ua sjellim Edi Ramën aty ku jeni ju, bashkë më kriminelët e tjerë në pushtet. Beteja që ka nisur nuk do të njohë gjunjëzimin e Shkodrës. Krimi nuk do ta gjunjëzojë Shqipërinë. Liria dhe demokracia janë frymëzimi ynë. Çlirimi i Shqipërisë nga qeveria e lidhur me krimin është misioni ynë për të realizuar endrrën Shqipëria si gjithë Europa. Beteja e nisur javë më parë ka përmbysur realitetin politik. Sot 11 javë më vonë nga djegia e mandateve e gjithë opozita e bashkuar është në krahun tuaj për këtë betejë pa kthim.” – deklaroi Basha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...