“Merrni timonin e jetës në dorë”/ Moderatorja jep mesazhin e fortë

Moderatorja Dajana Shabani ka treguar shumë sekrete të jetës private. Në një intervistë me Roza Latin në emisioni ‘Why Not’, moderatorja iu është përgjigjur shumë pyetjeve rreth jetës së saj private.

Ndër të tjera Dajana ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshorti i saj dhe gjithashtu ka pranuar se ndodhet në një lidhje dashurie dhe është shumë e lumtur.

Gjatë intervistës duke iu përgjigjur pyetjes së Rozës, moderatorja Dajana Shabani ka dhënë një mesazh shumë domethënës për të gjitha gratë.

Pjesë nga intervista:

Roza Lati: Çfarë komenti ke për femrat që duhet të gjejnë guximin nëse marrëdhënia që kanë nuk u shkon për shtat dhe brenda vetes po plogështohen dhe po kalojnë stres?

Dajana Shabani: Unë jam shumë feministe dhe sinqerisht shoh shumë femra të palumtura. Është ajo shprehja që një femër e palumtur bën shumë gjëra të rrezikshme. Femrat këtu varen totalisht nga partner ii tyre. Jam shumë pro familjes. Kujdes, nuk duhet ti ngatërrojmë këto gjëra. Ti mund të jesh një grua në karrierë, por edhe një familjare e mirë.

Ti nuk ke pse ti ngatërrosh dhe mund ti bësh të dyja. Dihet që një mashkull të do të kuruar por jo për të gjithë të tjerët, por për veten e tij. Kështu që është normale që ta respektosh dhe atë pjesën. Të gjitha ato femra që mendojnë se nuk ia dalin, që mendojnë se po i la i dashuri apo bashkëshorti do marri fund jeta e tyre, merr timonin e jetës tënde, kujdesu fort për fëmijën tënd dhe ec përpara, mos e kthe kokën prapa kurrë në asnjë moment.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Agro Fest gjallëron Jubanin dhe promovon pasuritë e Njësisë Administrative Guri i Zi

Dje, në oborrin e kishës “Shën Prenda” në Juban,...

Marjan Ndërshtiqaj: Dukagjini meriton më shumë, me Partinë Socialiste drejt zhvillimit

Në një takim entuziast në zemër të Dukagjinit, në...

Kryeministri Rama takon të rinjtë në Shkodër: Besimi i palëkundur për një të ardhme europiane

Në një atmosferë të mbushur me energji dhe entuziazëm...

Marjan Ndershtiqaj: “Zëri i qytetarëve, shtysë për zhvillim të qëndrueshëm në Berdicë”

Në vijim të takimeve me komunitetin, Marjan Ndershtiqaj ka...