Gent Zenelaj Rrëfen Momentin Më Të Sikletshëm Që Ka Përjetuar Në Skënë

Të ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” aktorët kanë rrëfyer dhe momentet e sikletshme që i është dashur të kalojnë gjatë shfaqjes.

Një ndër episodet më të vështira që veçoi Gent Zenelaj ishin pjesa ku ai dhe Amosi menduan se Linda Jarani kishte dalë pa mbathje në skenë, por në fakt ajo i kishte të brendshmet në ngjyrën e mishit dhe jepte përshtypjen e gabuar!

“Vajzat, ka momente që ndërrohen gjatë skenave. Linda duhet të ndërronte uniformën dhe atë ditë kishte veshur një palë mbathje ngjyrë mishi. Kur e shihje nga brenda skenës dukej sikur ishte pa mbathje.

Amosi prapa meje, shihte Lindën dhe në mes të skenës ja bëri: Iiiiii. E ndjeva që prapa meje diçka po ndodhte. U ktheva me stil dhe shoh të njëjtën gjë që kishte parë Amosi.

Pasi mbarova skenën, dola dhe i thashë Lindës: Pse ishe pa mbathje? Nuk isha, tha Linda. Ka qenë një skenë që ç’të të them”,-ka rrëfyer Gentian Zenelaj në emisionin “Xing me Ermalin”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...