“Do Thonë Je Antishqiptare”, Bertina Mehmeti, Ish-Banore E Big Brother Rrëfehet: Ja Pse Nuk Më Pëlqen Shqipëria

Bertina Mehmeti është një nga personazhet më të dashura të shoëbizit shqiptar, e cila u bë e famshme pasi mori pjesë në Big Brother. Edhe pse punoi për një periudhë trevjeçare në Dubai, gazetat dhe portalet në vend shkruanin gjatë gjithë kohës për të.

Bertina ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb”.

Ajo ka rrëfyer para Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut se kur iku në Dubai nuk donte të kthehej më në Shqipëri. Megjithatë erdhi sërish për shkak të disa problemeve familjare.

Ish-banorja e Big Brother tregoi se nuk i pëlqen Shqipëria për shkak të energjisë negative mes njerëzve.

“Kur kam ikur nga Shqipëria për në Dubai gjithmonë kam menduar se nuk do kthehesha në Shqipëri. Megjithatë Zoti vendos shumë më ndryshe. Për shkak të disa gjërave familjare jam rikthyer sërish në Shqipëri. Megjithatë “never say never”.

Shqipëria nuk më pëlqen. E di që do thonë je antishqiptare, por nuk më pëlqen. E di pse nuk më pëlqen? Prej asaj energjisë negative mes njerëzve. Nëse njerëzit shohin që dikush arrin diçka, ata e kanë si tendencë pse ai duhet të jetë dhe unë do tentoj që atë ta sjell në nivelin tim. Këtu që në mëngjes të fillon ai stresi, ajo energjia nisesh në punë, ka trafik. Ndërkohë në Abu Dabi ka 6 korsi apo 8 korsi, ti ke vetëm një korsi. Do presësh radhën si fakir dhe shkon në punë pas një ore”, u shpreh Bertina.

Që nga momenti që u zbulua se Bertina Mehmeti kishte vendosur të shpërngulej në Dubai për të punuar, ideja kryesore paragjykuese e njerëzve përgjithësisht për vajzat që shkojnë të punojnë në një vend kaq të zhvilluar, është pretendimi se ato punojnë aty si eskorta edhe pse nuk e pranojnv këtë gjë në publik.

Bertina në fakt jetoi për 3 vite në Dubai ku punoi në pozicionin e inxhinieres në një kompani shumë të njohur të makinave.

Ajo ka treguar gjithashtu se është ndier shpesh herë e paragjykuar nga njerëzit kur thoshte se punonte në Dubai.

Pasi u ktheva në Shqipëri, një personazh, një miku im shumë i afërt më bënte disa pyetje absurde. Nuk e di ishte shumë e rëndë ajo pjesë. Ndërkohë që ti lodhesh, strapacohesh sepse kur kujtoj atë fillimin me të vërtetë, ka qenë shumë i lodhshëm.”,- është shprehur Bertina duke shtuar se e ka ndier paragjykimin edhe nga miqtë e saj.

/abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...