Po jetoj e kë.rcënuar nga kunata

261

Jam martuar në vitin 2012 dhe kam ardhur në një familje te mrekullueshme, ku kam gjetur vjehrrën dhe dy kunetër, që unë i quaj vëllezër e që janë të martuar. Gjeta edhe dy motra shumë të mira të cilat janë në jetën e tyre. Kur erdha nuse, burri im më tha:

– Dëgjo, familja ime është e qetë e nga mamaja ime nuk do të kesh kurrë probleme. Nusja e vëllait të vogël shikon punën e vet e nuk të sjell probleme, por do kesh kujdes se nusja e madhe është shumë e ke.qe. Nga ajo duhet të ruhesh!

Nga se duhet të ruhesha, ai nuk ma qartësoi dhe unë, si e padja.llëzuar që jam, i quaj njerëzit si veten. Pikërisht kjo kunata e madhe u afrua shumë me mua. Më pyeste si fillim për kurset që kisha bërë dhe unë gjithmonë ia stiloja flokët siç i donte.

Ajo e ndërronte çdo javë ngjyrën e flokut dhe unë ia realizoja shumë bukur sepse doja të bëja edhe pak reklamë, që të kisha punë e të mos e humbisja zanatin e parukieres. Ndërkohë, fillova t’i bëja kunatës edhe një kurs italisht, por nuk po e kuptoja se ajo ishte shumë xheloze dhe donte që të ish ajo në qendër të vëmendjes.

Kështu, ajo më përdorte mua, pa e kuptuar unë. Mua më thoshte “Shyqyr që erdhe ti që je myslimane dhe u bëmë të dyja bashkë, se këta jane kaur.rë të qe.lbur”. Unë u fri.kësova pak se mendoja se mos vërtet ishin të këq.inj, por e kisha gabim. Më ngatërroi pak edhe mami im që më tha të afrohesha me këtë nuse, se asaj i kishte pëlqyer. Kështu, unë rashë në gra.ckën e saj.

Vjehrra e shkretë më tregoi një ditë të gjitha të k.ëqijat që ajo i kish bërë familjes. Ishte zënë shumë ke.q me kunatat derisa u martua e madhja dhe e vogla, në moshën 15 vjeçare, iku nga shtëpia për t’u shkolluar dhe sot jeton larg familjes për shkak të kësaj nuseje.

Pastaj i ishte qepur kunatit të vogël, derisa ai kishte marrë nusen e fëmijët dhe kishte ikur fare nga Shqipëria. Tani, radhën e kemi ne, unë dhe burri! Të shohim çfarë plani ka kunata për ne… më vjen shumë turp t’ju tregoj se çfarë më ka ndodhur dhe uroj që kjo që më ka ndodhur mua të mos i ndodhë askujt.

Në vitin e dytë të martesës unë ngela shtatzënë. Vizitat i bëja në qytetin ku kisha lindur vetë, pasi i njihja të gjithë. Gjatë ekove, doktori nuk po e dallonte fëmijën nëse ishte djalë apo vajzë deri javën e fundit që unë do të lindja. Në muajin e katërt na tha se vetëm nga pozicioni mund të thoshte që fëmija ishte vajzë, “por mos më besoni shumë, se nuk jam i sigurt”, na tha.

Ne treguam se unë do të lindja vajzë dhe të gjithë u gëzuan jashtë mase sepse në familje nuk kishin mbesë. Motra e madhe e burrit më kërkoi të bëhej ajo kumbarë sepse donte t’i vinte vajzës emrin e nënës së saj. Unë u gëzova që fëmija do të merrte emrin e vjehrrës sime.

Para se të lindja, më erdhi vëllai nga jashtë dhe bashkë me babin do të më çonin për të lindur në spitalin ku thashë se kisha bërë vizitat. Drekën na e bëri kunata dhe deri këtu, gjithçka shkoi mirë. Unë u bëra gati dhe u ndava me të gjithë. Në fund, më doli para kunata. “Ti do ikësh, më tha, por unë këtu do të nxjerr ujin e zi!”. E habitur, e pyeta se pse, por ajo nuk më dha shpjegim…

Nuk u dhashë shumë rëndësi fjalëve të saj se nuk kishte shumë kapacitet, ajo me 8-vjeçare ishte. Unë isha në javën e fundit të shtatzanisë dhe do të lindja me operim. Njerëzit e mi më çuan në spital për të lindur. Nipi i tha mjekut se donte që unë të lindja djalë. Doktori shikonte nipin dhe monitorin e ekografisë e më pyeti se çfarë gjinie më kishte thënë se ishte fëmija.

– Nga pozicioni më keni thënë se ishte vajzë, – i thashë. – Besoj se vajzë do jetë. I kemi blerë edhe veshje shumë të bukura…
– Çfarë thua? – tha doktori – Në fakt, është një djalë i bukur.
– Qenka djalë me namuz, – tha infermierja, – se për nëntë muaj rresht s’na la ta shihnim çfarë ishte.

Kështu, familja ime u gëzua shumë. Nga familja e burrit, ky ishte nipi i gjashtë që vinte. Më telefonoi kunata, nusja e madhe e nisi të më thoshte se: “Si kështu qenka djalë? Si ndryshoi? Për një javë?”, po mua prapë nuk më bënin përshtypje fjalët e saj.

Vjehrra dhe burri erdhën të më shihnin një ditë para operacionit. Të nesërmen linda në orën 11, dola nga salla dhe mbas tre ditësh, në orët e mbrëmjes, më telefonoi kushërira e burrit për të më uruar për djalin. Ajo më pyeti për burrin dhe më tha se kunati i madh ishte në mal.

E pyeta se çfarë kishte ndodhur, por ajo nuk më shpjegoi gjë, vetëm më kaloi në telefon të shoqin që donte të më uronte edhe ai. Sapo mbarova bisedën me ta, unë i telefonova kunatit të madh dhe e pyeta me pikë e me presje kështu: “Mirëmbrëma, si jeni?”. “Mirë, si je ti?! Ja, të të rrojë djali!”.

“Faleminderit, po ku je ti, në shtëpi apo në mal?”. “Jo, në shtëpi”, më tha. “Mos keni ndonjë problem andej?”, e pyeta. “Jo, tha, pse?”. I thashë se çfarë bisede më kishte bërë kushërira në telefon dhe e pyeta se ku ishte kunata. “Ja, po ia çoj telefonin”, më tha. Fola me kunatën dhe më uroi për djalin. I thashë se isha shumë e lodhur, por se më kishte telefonuar kushërira filan dhe më bëri merak, ndaj kisha marrë të pyesja se si ishin.

Pas kësaj telefonate, ajo kish filluar sherrin se përse unë kisha telefonuar në 9 e 30 të mbrëmjes e pse shqetësohesha për burrin e saj. “Fëmija është i yti, ajo e ka me ty”, i kishte thënë atij. Unë isha akoma në spital, kur ajo i kishte thënë vjehrrës se “burri im më tradhton me kunatën dhe fëmija është i tiji”. Vjehrra ime çfarë s’i kishte thënë, por ajo e kishte kurdisur një plan. E mori vesh gjithë familja e që të gjithë e dën.uan për aku.zën e ngritur. Unë dola nga spitali ditën e gjashtë dhe u ktheva në shtëpi.

Të nesërmen, burri im kish harruar telefonin në shtëpi. Në shtëpi telefonoi njëri që punonte me të dhe e kërkoi. I thashë se nuk ishte në shtëpi dhe dola në dritare e i tregova vjehrrës për këtë (nuk isha në gjendje të mirë shëndetësore, isha shumë e pafuqishme). I thashë se filani po kërkonte burrin tim.

Vjehrra më tha se burri kishte dalë, por më kërkoi t’i telefonoja kunatit që ta mbaronte ai atë punë. I telefonova kunatit, por ai s’po më kthente përgjigje, kur në telefon më doli kunata dhe nisi të bërtiste: “Ku je, moj qelbësirë, moj ashtu, moj kështu…”, nga fjalet më të pista më tha. “Moj, i thashë, jam unë…”, duke menduar se nuk e dinte me kë po fliste. “E di shumë mirë kush je, moj!… Ti më ke marrë burrin mua, ti po më ndan nga burri…” e vazhdoi të më ofendonte. “Moj, je gabim, i thashë, ik e vizitohu se nuk je mirë” dhe i mbylla telefonin.

Ajo kishte ardhur te vjehrra për t’u ankuar se unë i kisha marrë burrin në telefon dhe sado që vjehrra ia shpjegonte se kishte qenë ajo që ma kishte kërkuar këtë, kunata nuk dëgjonte nga ai vesh. Ajo kish filluar lojën në këtë familje, një lojë që s’e kuptonte njeri përveç burrit të saj. Ajo përdorte emrin e tij dhe emrin tim për të mbuluar veten.

“Eh, thosh, mua më kërkojnë edhe tani që jam me dy fëmijë, kam kërkesa në Tiranë…” dhe zonja na ishte lidhur me një faturino atobusi të linjës… I kërkuam familjes së saj të vinte dhe vjehrra u tha se po të donin, mund të vinin të më pyesnin edhe mua. “Jo, thanë ata, ne duhet t’i kërkojmë falje asaj”.

Kështu, ajo e qepi gojën për ca kohë, por pastaj filloi përsëri me burrin me fëmijët “do t’ju vr.as”, “do t’ju hedh nga ballkoni”, derisa e la të shoqin, mori valixhet e iku te prindërit. Ndenji ca atje pa burrin pa fëmijët e pastaj i telefonoi të shoqit duke qarë: “Më ndihmo, jam keq, unë të dua, mbase më kanë bërë ma.gji që ndahem nga ti”, etj. dhe tha i varfri “po e marr se mbase ka ndryshuar ujku zakon” dhe shkoi e mori. Ajo premtoi që s’do të bënte më sherr dhe familja do kthehesh si më parë, e bashkuar, ama ujku qimen e ndërron, po zakonin, jo.

Shumë shpejt filloi terrori në shtëpi. Fëmijët kanë frikë prej saj. Ajo duhet vizituar, themi të gjithë, por nuk pranon. “Më bëni edhe të çmendur”, thotë. Unë, në fakt, nuk e besoj që është e së.murë…

Ndërkohë, djali im është dy vjeç dhe është identik si burri im. “E hoqa këtë fiksim, djali nuk është i burrit tim”, thotë, ama më ruan mua kudo që shkoj se mos takohem me burrin e saj, që unë e quaj vëlla e jo kunat…

Jam në një situatë të vështirë… Kunati nuk jep një zgjidhje, por duron sherr natë për natë. Pikërisht dje shkova bleva ca gjëra që më mungonin dhe ajo më ruajti nga larg, më erdhi nga mbrapa. Unë kam frikë prej saj se mos egërsohet e më hedh ndonjë kovë lule nga lart në kokë e më lë në vend të vde.kur.
“Përse, i them vjehrrës të vd.es pa faj, nëse ajo vërtet është e sëmurë? Ajo do bëhet më keq dhe familja është në rrezik”.

“E di, më thotë, po s’pranoi të vizitohet, keq e kemi”.
Sa herë jam matur ta denoncoj, jam shtangur vetëm nga familja, se janë shumë të mirë dhe më respektojnë jashtë mase të gjithë. Vjehrra më quan vajzë e më do aq shumë sa vuan me shpirt që unë të mos mërzitem. A do të ketë ndonjë zgjidhje ky problem? Po rrojmë të kërcënuar e të terrorizuar nga një plehrë që s’e meriton as këtë emër.
Do t’jua dija shumë për nder nëse më jepni një mendim se çfarë do të bënit ju, po të ishit në vendin tim.